Ilir Meta dhe Sali Berisha

Media qeveritare ruse jehonë protestës së Berishës dhe Metës

13 Nëntor 2022, 10:21| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 10:41

  • Share

Media qeveritare ruse nuk ka humbur kohë për të raportuar pasditen e djeshme protestën e opozitës qe po zhvillohej në Tiranë.

“Me mijëra njerëz të mbledhur para zyrës së kryeministrit shqiptar.”

Kështu e nis raportimin e saj mbi protestën e Sali Berishës dhe Ilir Metës, Agjencia Shtetërore Ruse e Lajmeve, Tass, sipas së cilës, në Tiranë protestohet për shkak të korrupsionit dhe varfërisë.

Agjencia e Lajmeve Tass është kujdesur të citojë dy aleatët në opozitë teksa flasin me tone lufte për “tradhtarë” dhe “beteja që duhen fituar.”

Nuk është rastësi që mediat ruse i bëjnë jehonë protestave ku kritikohet ashpër perëndimi dhe raportet e tij me Shqipërinë. Në vitin 2019 televizioni Russia Today transmetonte drejtperdrejt protestën e udhëhequr nga Lulzim Basha.

Pak kohë më parë, inteligjenca amerikane zbuloi se PD ishte financuar me 500 mijë dollarë nga rusët në vitin 2017./ Lexo.al

Artikulli në mediat ruse

Një ditë më parë Sali Berisha dhe Ilir Meta protestuan para kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit hodhën një lumë akuzash. Fjalimet e Metës dhe Berishës, kishin të njëjtin linjë, që Rama duhet të shkojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët dhe i ka detyruar ata që të largohen jashtë shtetit, e për këtë simbolikë kishin një gomone me vete. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 13/11/2022 18:21

    Turp turp Per Berishen,po atij si skuqet faqja nga gjith te kqijat qe na ka ber prap del e ben protesta

    Përgjigju
  • Adi: 13/11/2022 17:08

    Po se bashkpunojn bashk prandaj shkruajn kshu kta ruset. Berisha si gjithmon trradhtar

    Përgjigju
  • Olti: 13/11/2022 14:59

    Keto te pd do ngelen gjithmone te paaftyre

    Përgjigju
  • Alban: 13/11/2022 14:25

    Si rrinte e shikonte oren mbreme i madhi, sa do zgjasi katrahura ahhaha

    Përgjigju
  • Serxho: 13/11/2022 14:10

    po dihej ajo qe do shkrunin ruset se bashkpunojn kto te paftyret

    Përgjigju
  • Mandi: 13/11/2022 13:51

    Kot lodhen se Ramen nuk e rrzojn kurr

    Përgjigju
  • Genci: 13/11/2022 12:58

    Pirdh pirdh se lirohesh. Berisha mezi po merrte fryme nga frika mos i vinte ndonj plumb nga rusi hahahah

    Përgjigju
  • titi: 13/11/2022 12:55

    po normale si te marrin lek nga ato nromale qe do behet jehone

    Përgjigju
  • aleksadros: 13/11/2022 11:22

    i shikonirublat kushe ju bene jehon me jane te lidhure plerat e kombit sabotatoret e shqiperise yyyy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?