Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliye

Presidenti iranian i zhdukur: Rrëzohet helikopteri me të cilin po udhëtonte! Garda: Aeroplani u lokalizua! Qeveria: Kemi kontaktuar me 2 persona në bord

19 Maj, 15:50| Përditesimi: 19 Maj, 23:01

  • Share

IRAN- Një helikopter me presidentin e Iranit Ebrahim Raisi dhe ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, është përfshirë në një aksident, raportojnë mediat shtetërore. Sipas mediave shtetërore, helikopteri, një nga tre që po udhëtonin kolonë, bëri ‘ulje të vështirë’, pasi u gjend në vështirësi për shkak të mjegullës së dendur në veri, në Azerbajxhanin Lindor.

Vendndodhja e saktë e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian Raisit është përcaktuar, bëri të ditur Garda Revolucionare e Iranit. Nënkryetari i Republikës Islamike për Çështjet Ekzekutive, Mohsen Mansouri, bëri të ditur në një televizion se janë kontaktuar 2 persona që ndodheshin në bordin e helikopterit.

Ministri i Brendshëm Ahmad Vahidi tha se ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të arrinin në vend, por për shkak të kushteve të motit dhe terrenit të vështirë, ende nuk kanë mbërritur në vendin e rrëzimit.

Raisi po shkonte për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, pasi u kthye nga një zonë kufitare Iran-Azerbajxhan, ku u takua me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev për të përuruar një digë në kufirin midis dy vendeve. 

Aksidenti me sa duket ka ndodhur në afërsi të Jolfës, një qytet që ndodhet afër kufirit midis Iranit dhe Azerbajxhanit, rreth 600 km në veri-perëndim të kryeqytetit iranian, Teheranit. Ndërkohë udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Kush ishte në bord?
Përveç presidentit, në bord ishin: Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet.

Ora 22:38
Rrëzimi i helikopterit me presidentin iranian, në zonën e aksidentit shkon komandanti i Gardës Revolucionare

Komandanti i Gardianëve të Revolucionit, Hossein Salami, i shoqëruar nga disa oficerë të lartë të Pasdaranit, shkuan në zonën e aksidentit të helikopterit me presidentin iranian, Ebrahim Raisi, në bord. Kjo është bërë e ditur nga agjencia Fars.

Ora 21:45
Rrëzimi i helikopterit të presidentit iranian, ushtria: Aeroplani është lokalizuar

1716142162_iran.JPG

Vendndodhja e saktë e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian Raisit është përcaktuar. Kjo është mbështetur nga komandanti i IRGC, Pasdaran iranian, siç raporton Tass.

Kjo është bërë e ditur nga komandanti i forcave të armatosura në provincën e Azerbajxhanit Lindor, sipas agjencisë zyrtare Irna.

Sipas komandantit, pak minuta më parë është marrë sinjal nga helikopteri dhe celulari i një prej anëtarëve të ekuipazhit.

 “Po nisemi për në zonë dhe shpresoj t'u japim një lajm të mirë njerëzve,” tha ai.

Ora 21:30
BE-ja aktivizon shërbimin e hartës për të ndihmuar përpjekjet e kërkimit

Bashkimi Evropian thotë se ka aktivizuar shërbimin e tij të hartës së reagimit të shpejtë, i njohur si Copernicus, për të ndihmuar në kërkimin e helikopterit të rrëzuar ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi.

Sistemi Copernicus ofron produkte të hartës bazuar në imazhet satelitore.

Ora 20:29
VIDEO/ Pak para aksidentit, publikohen pamjet e presidentit Raisi duke udhëtuar në helikopter

Televizioni shtetëror iranian ka publikuar pamjet që tregojnë Ebrahim Raisi në një helikopter pak para aksidentit me helikopter, ku edhe humbi jetën. 

Presidenti iranian Raisi, udhëtoi në provincën e Azerbajxhanit Lindor për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Digës Qiz Qalasi me Presidentin e Azerbajxhanit.

Siç mund të shihet nga imazhet në këtë video, pjesë të një kantieri të gjatë ndërtimi që përfshin ndërtimin e një korridori rrugor dhe një hekurudhe.

Ora 20:08
Qeveria iraniane: Kemi kontaktuar me dy persona që ndodheshin në bordin e helikopterit

U vendos kontakti me dy persona që ndodheshin në bordin e helikopterit që mbante presidentin iranian, Ebrahim Raisi.

Këtë e ka bërë të ditur në televizion nënkryetari i Republikës Islamike për Çështjet Ekzekutive, Mohsen Mansouri.

Ora 19:40
Lideri suprem i Iranit: Lutuni për shëndetin e Raisit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei sapo ka bërë një deklaratë pas raportimeve që presidenti Ebrahim Raisi ishte përfshirë në një rrëzim helikopteri.

Ai thotë se kombi "duhet të lutet" për shëndetin e Raisit, raporton transmetuesi shtetëror IRIB.

“Nëse populli i Iranit nuk shqetësohet, nuk do të ketë përçarje në punën e vendit”, shton ai.

Ora 19:37
TV iranian: Katër ekipe shpëtimi pranë zonës së aksidentit

Katër ekipe shpëtimi po i afrohen vendit të aksidentit, ku mendohet se ka rënë helikopteri që mbante presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi. 

Kjo u raportua nga televizioni shtetëror iranian. 

"Ne presim të marrim lajmet më të fundit, së shpejti", thotë televizioni. 

Sipas agjencisë Irna, disa njerëz që ndodheshin pranë vendit të aksidentit, një zonë pyjore e Dizmar pranë fshatit Oëzi në Varzaghan, thanë se dëgjuan zhurma.

Mjegulla, shiu, i ftohti dhe gurët e lartë në zonë, kanë penguar operacionet e kërkimit. 

Një grup alpinistësh dhe ekipe shpëtimi po kryejnë operacione në këmbë. 
 
Helikopteri i presidentit ishte rrugës për në Tabriz, ku Raisi do të përuronte një rafineri nafte.

Ora 19:32
Zëdhënës i qeverisë iraniane: Ende s'kemi informacion për presidentin, le të lutemi

Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Bahadori Jahromi, thotë se ende nuk ka lajme në lidhje me aksidentin e presidentit Ebrahim Raisi.

‘Jemi duke përjetuar situatë të vështirë dhe të komplikuara! Është e drejta e njerëzve dhe e mediave të dinë lajmet më të fundit për rrëzimin e helikopterit të presidentit, por për shkak të koordinatave të vendit të rrëzimit dhe kushteve të motit deri tani nuk ka. Nuk ka lajme të reja në këto momente, durimi, lutja dhe besimi në grupet e shpëtimit janë rruga përpara."- tha zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Bahadori Jahromi shkroi këtë në X.

Ora 19:22
Çfarë do të ndodhë në rast se presidenti i Iranit ka ndërruar jetë?

1716133549_raisi.JPG

Helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi është përfshirë në një incident.

Nën frikën për fatet e liderëve të vendit, ngrihet pyetja se çfarë do të ndodhë në rast se presidenti Raisi ka ndërruar jetë.

Sipas ligjit iranian, në rast të vdekjes së papritur të presidentit, roli i tij plotësohet përkohësisht nga zëvendëspresidenti i parë , i cili aktualisht është Mohammad Mokhber, me pëlqimin paraprak të liderit suprem, Ali Khamenei.

Megjithatë, brenda 50 ditëve, vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur një president të ri. 

Ora 19:19
U takua me Ebrahim Raisin para aksidentit, presidenti i Azerbajxhani shpreh hidhërim për rrëzimin e helikopterit 

1716135910_ebrahimraisi.JPG

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, i cili u takua sot me presidentin iranian Ebrahim Raisipara se të ndodhte aksidenti, thotë se kur dëgjoi lajmin për përplasjen e helikopterit u ndje i shqetësuar.

Aliyev ishte me presidentin iranian më herët sot për të hapur dy diga rreth kufirit Iran-Azerbajxhan.

"Sot, pasi i dhamë lamtumirën miqësore Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, ne u shqetësuam thellësisht nga lajmi i një helikopteri që mbante delegacionin e lartë duke u ulur në Iran. Lutjet tona drejtuar Allahut të Madhëruar janë me Presidentin Ebrahim Raisi dhe delegacionin që e shoqëron”, shkruan ai në rrjetet sociale. 

Presidenti shton, se Azerbajxhani është i gatshëm të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme.

Ora 19:05
Llogaria e Ebrahim Raisi në Instagram: Lutuni për presidentin dhe shoqëruesit e tij në udhëtim

Në llogarinë zyrtare të presidentit iranin Ebrahim Raisi në Instagram, është bërë një postim, nga ku kërkohet që të gjithë bashkatdhetarët që të luten për shëndetin e presidentit dhe atyre që e shoqëronin atë.

“I lusim të gjithë bashkatdhetarët që të luten për shëndetin e presidentit dhe shoqëruesve të tij”.- shkruhej në llogarinë zyrtare në Instagram

Ky është mesazhi i postuar në llogarinë zyrtare të Ebrahim Raisit në Instagram, ndërsa ende nuk ka asnjë lajm për zbulimin e helikopterit në bordin me të cilin po udhëtonte presidenti iranian, ndër të tjerë edhe ministri i Jashtëm, Hossein Amirabdollahian.

Ora 18:45
Rrëzimi i helikopterit të presidentit iranian: SHBA po vëzhgon raportimet mbi ngjarjen

1715061239_shba.jpg

Pas lajmit për rrëzimin e  helikopterit të presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, ka ardhur edhe një reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, në një deklaratë për mediat tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë raportimet mbi ngjarjen.

“Departamenti Amerikan i Shtetit po vëzhgon nga afër raportet për rrëzimin e helikopterit që mbante presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe ministrin e tij të jashtëm”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA në një deklaratë për mediat.

Irani dhe SHBA kanë pasur marrëdhënie të tensionuara prej vitesh, veçanërisht pas tërheqjes së njëanshme të SHBA nga një marrëveshje bërthamore me Teheranin në vitin 2018.

Ora 18:39
TV izraelit: Sipas burimeve perëndimore Raisi ka vdekur

1716134229_raisi.JPG

“Nuk është ende e qartë se çfarë ndodhi me helikopterin e presidentit iranian, por burime diplomatike në Perëndim vlerësojnë se Raisi nuk i mbijetoi rrëzimit”.

Kjo u raportua në një përditësim nga TV izraelit Channel 12.

Ora 18:22
Presidenti Ebrahim Raisi mori pjesë në hapjet e digave me Azerbajxhanit pak para aksidentit me helikopter

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, i cili është përfshirë në një aksident me helikopter, po shkonte për në qytetin verilindor të Tabrizit, pasi u kthye nga një zonë kufitare Iran-Azerbajxhan.

Raisi kishte vizituar kufirin Iran-Azerbajxhan, ku mori pjesë në hapjen e digave Qiz Qalasi dhe Khodaafarin me homologun e tij azer Ilham Aliyev.

Në mediat e huaja, janë publikuar edhe disa nga imazhet e fundit nga vizita që ai zhvilloi më herët para se të ndodhte aksidenti.

Ora 17:57
Iran, zhduket presidenti Efraim Raisi, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe për kërkimet

1716131547_iran.jpg

40 ekipe të reagimit të shpejtë janë të angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në vendin ku ndodhi rrëzimi i helikopterit në të cilin ndodhej presidenti iranian Ibrahim Raisi.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, Hossein Kolivand, sipas të cilit kushtet e motit janë penguese, por “po bëjmë të gjitha përpjekjet për të kryer veprimet e nevojshme”.

Ora 17:54
Zhduket helikopteri ku udhëtonte presidenti Raisi, Irani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei po merr pjesë në një takim urgjent me Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas rrëzimit të helikopterit ku përfshihej presidenti Ibrahim Raisi .

Ora 17:49
Iran, incidenti me helikopterin ku udhëtonte presidenti Efraim Raisi, ja lista e pasagjerëve në bord

Presidenti iranian Efraim Raisi ishte në bordin e një avioni i cili dyshohet se është rrëzuar.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA bëri të ditur emrat e tjerë dhe rolet e pasagjerëve në helikopterin që transportonte Ebrahim Raisi.

Përveç presidentit, në bord ishin: Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet.

Ora 17:44
Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit

Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, thotë se "skuadra të ndryshme shpëtimi" janë ende në kërkim të helikopterit.

Duke folur për televizionin shtetëror iranian, Vahidi thotë se do të duhet "kohë për të arritur në vendndodhjen" e vendit të përplasjes për shkak të "kushteve të këqija të motit dhe mjegullës në zonë".

"Gjërat janë nën kontroll dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë punën e tyre. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt," shton ai.

Ora 17:39
Teheran: Jeta e Raisit dhe ministrit janë në rrezik

1716130391_raisi.JPG

‘Jeta e Presidentit Raisi dhe ministrit të Jashtëm Amirabdollahian janë në rrezik pas rrëzimit të helikopterit’ në të cilin ata po udhëtonin. Një zyrtar iranian i tha Reuters, duke shtuar: ‘Ne jemi ende të sigurt, por informacioni që vjen nga vendi i rrëzimit është shumë shqetësues.’

Ora 16:52
VIDEO-LAJM/ President i Iranit Ebrahim Raisi i zhdukur, ekipet e shpëtimit kërkojnë në zonën e uljes emergjente

Presidenti iranian Ebraim Raisi ishte në bordin e një avioni i cili dyshohet se është rrëzuar.

Burime televizive flasin për një aksident, media të tjera për një ulje emergjente në Azerbajxhanin Persian.

20 ekipe shpëtimi kanë mbërritur në vendin e aksidentit, por operacionet e kërkimit janë ende të penguara nga kushtet e pafavorshme të motit, njoftoi agjencia e lajmeve IRNA. Situata mbetet shumë e paqartë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/05/2024 01:16

    Hakmarrja eshte e Zotit,thote Bibla.Per tere ata protestues iraniane qe u varen, u ekzekutuan e u burgosen se kerkonin te drejta civile,pak e ka,por te kishte marre me vete dhe udheheqesin shpirteror te Iranit dhe Kom.e pergjithshem te gardes revolucionare! Nejse,s'bie rrufeja tek keta.

    Përgjigju
  • The end: 20/05/2024 00:38

    E hengren amerikanet kete

    Përgjigju
  • Lpvf: 19/05/2024 21:53

    They f*** around and found out

    Përgjigju
  • Emigrant: 19/05/2024 21:04

    Do zoti te jete aksident Se po pati dor ndonje shtet apo organizat e huaj dite te keqia do na vijn nga keta iranianet e semur nga koka

    Përgjigju
  • Karma: 19/05/2024 19:11

    Karma

    Përgjigju
  • Scutari: 19/05/2024 18:14

    Të përdorin për kërkime ata dronët që përdorën për të bombarduar Izraelin .... se mbase e gjejnë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?