Donald Trump dhe Vladimir Putin

Bota

Media: Trump po shqyrton lehtësimin e sanksioneve ndaj Moskës

3 Mars, 21:12| Përditesimi: 3 Mars, 21:13

  • Share

Shtetet e Bashkuara janë duke përgatitur një plan për të lehtësuar sanksionet kundër Rusisë. Këtë e kanë bërë të ditur për agjencinë Reuters një zyrtar amerikan dhe një person tjetër i informuar mbi këtë çështje.

Sipas burimeve, Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit të hartojnë një listë masash që do të diskutohen me përfaqësuesit e Moskës në ditët në vijim.

Ky plan është pjesë e bisedimeve më të gjera të administratës për përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike me Rusinë.

Departamentet përkatëse po punojnë për një propozim që parashikon heqjen e sanksioneve për disa entitete dhe individë të zgjedhur, përfshirë disa oligarkë rusë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?