Prej disa minutash po qarkullon në disa media sportive se Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit do japë dorëheqjen në orët në vijim. Kjo vjen një ditë pas lajmit të krijimit të Superligës Europiane ku Agnelli do jetë zëvendës president.
Lajmi i publikuar nga mediat angleze
Gjithsesi klubi i Juventusit i ka mohuar këto raportime sipas Sportmediaset, duke thënë se janë false.
Dje Agnelli u sulmua ashpër nga presidenti i UEFA-s Ceferin i cili e quajti fals italianin. Sipas Ceferin ai është gënjeshtar dhe lakmitar.