Anije patrulluese në kanalin e La Manshit

Sport
Top 24

Mediat Britanike: Gjendet në kanalin e La Manshit avioni ku udhëtonte Emiliano Sala

3 Shkurt 2019, 23:04| Përditesimi: 3 Shkurt 2019, 23:11

  • Share

Mediat britanike raportojnë se pas shumë ditësh kërkimesh, është gjetur më në fund këtë të diel avioni që po transportonte futbollistin Emiliano Sala nga Franca në Uells. "Daily Mail" shkruan se një anije kërkuese ka gjetur mbetjet e avionit në Kanalin britanik paraditen e së dielës. Avioni Piper Malibu u zhduk nga radarët pranë Ishujve të Kanalit më 22 janar. Si piloti David Ibbotson ashtu edhe futbollisti argjentinas janë deklaruar të zhdukur dhe mendohet se kanë humbur jetën. 

Futbollisti argjentinas Sala udhëtonte në avionin e zhdukur

Piloti David Ibbotson

Sala ishte duke udhëtuar drejt Cardiff, aty ku kishte finalizuar një transferim me vlerë 18 milionë euro. Dy anije të vogla kishin ditë që kërkonin avionin e humbur pas një peticioni të suksesshëm online dhe me financime private të disa prej futbollistëve më me emër për të rinisur kërkimet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?