Gjergj Zaharia, Princ Leka, Elia Zaharia

Mediat e huaja jehonë pamjeve të përplasjes fizike në familjen mbretërore shqiptare: Princ Leka thotë se është dhunuar, Elia Zaharia e mohon

7 Mars, 17:29| Përditesimi: 7 Mars, 17:37

  • Share

Pamjet e përplasjes fizike mes Princ Leka Zogu II dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, kanë bërë xhiron e mediave botërore. Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias të cilët me vendim gjykate u pajisën me urdhër mbrojtje dhe duhet të qëndrojnë 5 metër distancë nga njëri tjetri.

“Princi i kurorës Leka II ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën e Lekës, 41 vjeç, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një përleshje fizike me Princeshën Elia, 41 vjeç, dhe babain e saj, Gjergj Polikron Zaharia, 73 vjeç. Kjo vjen dy muaj pasi dyshja, e cila ka një vajzë trevjeçare, Princeshën Geraldine, njoftoi fundin e martesës së tyre, duke thënë se bashkimi kishte 'humbur funksionin e tij'”- thuhet mes të tjerash në artikull.

Më tej, në shkrim janë përfshirë pretendimet e 2 palëve si dhe reagimi i Oborrit Mbretëror ku pretendohej se pamjet e përplasjes fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias janë shpërndarë nga policia dhe kërkohej fshirja e tyre.

Gjithashtu edhe New York Times i ka kushtuar një artikull video-skandalit, me pretendimet e Princ Lekës i cili thotë se është slmuar fizikisht nga babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili në pamjet e publikuara shihet teksa mban në dorë një statujë druri. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?