Mediat e opozitës u përpoqën të lajnë Bashën nga akuzat e Milaim Bellanicës! E vërteta: BBC mori kopjen, Luli origjinalin e videos së masakrave në Kosovë

15 Nëntor 2020, 14:18| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 14:29

  • Share

Pasi Milaim Bellanica, dëshmitari kryesor i masakrës së sërbëve në Krushë të Madhe, i kërkoi Lulzim Bashës, t’i kthente provat filmike që i kishte marrë në kohën kur ai ishte jurist i Hagës, ky i fundit mohoi se e njihte zotërinë në fjalë, duke i cilësuar fjalët e tij se mashtrime dhe fabrikime. Por menjëherë pas mohimit, kanë nisur të fabrikohen su lme të drejtpërdrejta nga mediat pranë opozitës mbi Bellanicën.

Kështu portale si syri.net apo lapsi.al dhe Ora News, shkruan dje se Bellanica ka mashtruar kur thotë se videon ia dha Bashës, pasi sipas tyre videon ai ia ka dhënë rrjetit mediatik BBC, e jo Bashës. Për të mbështetur këtë tezë, këto media iu referuan një artikulli të BBC që mban datën 4 prill 1999 dhe në të shkruhet se Bellanica ka regjistruar pamjet dhe ia ka dorëzuar ato korrespondentit George Alagiah të BBC.

Nisur nga ky artikull ku dalin edhe pamjet filmike, mediat pranë opozitës e quajnë Milaimin mashtrues. Por në fakt, fabrikimin dhe mashtrimin e radhës, po e bëjnë mediat pranë kreut të opozitës. Dhe kjo dëshmohet përmes intervistës së parë të Milaim Bellanicës për median Kosovare, në emisionin Insajderi, ku ai me gojën e tij pohon se BBC-së i dha një kopje të materialit filmik, konkretisht korespodentit George Alagiah.

Origjinalin e videos, ia dhashë Lulzim Bashës, përkthyesit të Hagës- thotë Milaimi në intervistë. (shih videon më poshtë). Pra kush gënjen në të të vërtetë? Milaimi që pohon se Basha ka origjinalin e një videoje me masakrat mbi shqiptarët, një kopje të së cilës e ka edhe BBC? Jo! Dy minutat e publikuara nga BBC na provojnë në fakt ekzistencën e një videoje prej 45 minutash që sic thotë Milaimi, për herë të fundit, ia dorëzoi Lulzim Bashës./ Lexo.al

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TA RRAS LALA: 15/11/2020 20:16

    Krimineli hajdut shal ngjit duhet ti tregohet vëndi që i takon o popull Shqiptar. Ky klyshi i qenit bastard wc publike salmutit është edhe më i pisët se salmuti kryekriminel malok qelbësir që qelbet era mut.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 15/11/2020 15:24

    ORANEWS MEDIA E XHEMAL PASMAÇIUT TRAFIKANTIT TE KOKAINES NORMAL QE DO I DALI NE MBROJTJE KRIMINELIT E HAJDUTIT BASHA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?