Theodora Dourou

Mediat greke flasin për piloten, gruaja që "frikëson" Turqinë, fitoi ndër 250 personave

3 Dhjetor 2022, 11:46| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 11:50

  • Share

Pilotja greke 29-vjeçare Theodora Dourou ka qenë në fokus të mediave greke si pilotja më e mirë ndër 250 pjesëmarrësve që patën një stërvitje shumëditore ekstreme dhe taktika shumë të avancuara luftarake ajrore. Madje, 29-vjeçarja i bëri përshtypje të gjithëve me aftësitë dhe performancën e saj në ushtrimet jashtëzakonisht të vështira të kryera dhe nivelit të lartë.

Sipas mediave greke Theodora Dourou është një nga pilotet që po drejtonte F-16 që arriti ti shpëtojë radarëve të Turqisë. Aviatorja greke është duke u stërvitur për mbrojtjen ajrore greke, për të kryer operacione në Egje. Mediat janë fokusuar në përçimin e mesazhit se gjinia nuk lidhet me aftësinë që ka individi, shembull ky profesion i vështirë që përgjithësisht ka pasur emra burrash në listë.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?