Kanë qenë të shumta mediat greke që kanë shkruar për Parkun Helen në Liqenin e Farkës ku di zhvillohet tregarëshi "TIRANATHLON", aktivitet që organizohet për herë të parë nga Bashkia Tiranë dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri.
Të dielën më 20 qershor 2021, në orën 10.00, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Tiranë “TIRANATHLON”, një aktivitet të rëndësishëm të tregarëshit, i cili do të respektojë të gjitha standardet ndërkombëtare.
"Tregarëshi do të zhvillohet në ambientet krejtësisht të reja të “Parkut Helen”, në Liqenin e Farkës në periferi të Tiranës, ambiente që do të përurohen dy ditë më përpara, më 18 qershor", shkruajnë mediat greke.
“Parku Helen” është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë çlodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës.
Është një Park tematik që dallohet për anën estetike, i cili përmban dy pole kryesore: atë kulturor dhe atë sportiv.