Edi Rama dhe Giorgia Meloni

Politikë

Mediat greke komentojnë 'dashurinë' e Ramës për Melonin

16 Maj, 17:49| Përditesimi: 16 Maj, 18:14

  • Share

“Pritja e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj homologes së tij italiane, Giorgia Meloni ishte spektakolare”.

Kështu e nis artikullin e saj prestigjozja greke, “Protothema”, lidhur me atë çfarë sot ndodhi në Tiranën ku “zbarkoi” Europa.

Mesditën e sotme kreu i qeverisë priti një për një të 47 liderët europianë të cilët vizituan kryeqytetin tonë në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian.

Ndonëse shiu binte “rrëke” ky fakt nuk e ndaloi kryeministrin Rama që të priste liderët europianë ashtu si dhe ai dëshironte. 

Një nga momentet më epike, që ka rrëmbyer vëmendjen e mediave jashtë trojeve shqiptare ishte takimi i Melonit dhe Ramës, ku ky fundit e priti kryeministren italiane duke iu ulur në gjunjë.

Ky episod është shkëputur nga grekët dhe italianët të cilët i kanë bashkangjitur edhe komentit e Melonit pas këtij gjesti të homologut të saj shqiptar. Me nota humori ajo tha: 

“Edi ndalo...Po e bën këtë që të jetë i gjatë sa unë”.

Një tjetër detaj i cili është komentuar nga media greke është dhe ylli në atletet e kryeministrit Rama.

“Pritja u mbajt jashtë, por në shi, duke bërë që shumë njerëz vunë re atletet e Edi Ramës, të cilat, sipas vëzhguesve, do të ishin protagoniste në lajmet jopolitike”, thuhet më tej në artikull e “Protothemës”.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?