GREQI- Laert Haxhiu pretendon se Aldo Bare ka një plan për ta vrarë. Madje sipas tij, Aldo Bare ofron 1 mln euro për ta hequr qafe. Kështu shkruajnë mediat greke, ku sipas tyre Haxhiu ka deklaruar në organet e drejtësisë shumën që ofron Aldo Bare për ta ekzekutuar. Pas këtij deklarimi, Laert Haxhia është transferuar nga burgu i Janinës në Koridhalo.
“‘Aldo Bare paguan të më vrasë për hakmarrje për vrasjen e 2-fishtë në Lushnjë në 2017’- ka deklaruar Laert Haxhiu. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan gjithçka për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar.”, shkruhet në një reportazh të medias greke nga gazetari Vassilis Chitos.
Sipas medias greke, Haxhia thotë se arsyeja që Aldo Bare kërkon ta heqë qafe lidhet me masakrën e Lushnjës. Haxhia akuzohet për "masakrën e Lushnjës" e ndodhur në shtator të 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Sipas SPAK në shënjestër të atentatit ishte Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares. Pikërisht për këtë arsye, media greke shkruan se Haxhia pretendon se Aldo Bare kërkon të marrë hak dhe ofron 1 mln euro për vrasjen e tij. Shkurti i shpëtoi bresherise së plumbave pasi u ngrit nga tavolina ku ishin dy miqtë e tij qe humben jetën.
Laert Haxhiu është arrestuar në Gerqi dhe është në pritje te vendimit te gjykatës se Apelit Grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë. Kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në SPAK dosjen e Laert Haxhiut me akuzën se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 16 vepra penale në formën e grupit kriminal. Pjesë e dosjes, janë tri dëshmitë e të penduarit Marjus Tafani që fundosi kreun e bandës duke zbukluar se ai ka tentuar të vrasë edhe dy prokuroret që po e hetonin.
Publikohet për herë të parë fotoja e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, i arrestuar disa muaj më parë në Greqi. Fotoja është publikuar nga media greke e cila ka publikuar një shkrim, në të cilin thuhet se Laert Haxhiu pretendon se Aldo Bare ka ofruar 1 mln euro për vrasjen e tij.
Laert Haxhiu, i lindur në Lushnjë, u arrestua në muajin maj në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.
Laert Haxhiu rezultonte i shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha por shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti. Ky i fundit është nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes dhe një ndër emrat më të përfolur të krimit në vend.
Haxhiu është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ne Janine paskesh,po pse ne Koridhalo nuk paska gango ne burg qe mund t'a vrasin?! Jo qe nuk me duket i besueshem ky pretendim,por me duket me shume ose si plan arratisjeje ne te ardhmen,ose plan per te evituar ekstradimin!
PërgjigjuO shtet i mbaruar burri i huaj eshte ne burg si i beri nje milion euro e shikon shteti i scy kete apo futja gjumit
PërgjigjuPo te kishte aq ai i jepte per te dale sic kane te tjeret
PërgjigjuNe fakt Aldo ka paguar 1 milion euro per te vrare dhe hedhur ne koshin e plehrave Nevruz Likometaj gjyshin e Laertit,keshtu qe per Laertin si kan mbetur me para. Me poshte linku https://shqiptarja.com/lajm/vrasja-e-hedhja-ne-kosh-e-82-vjecarit-br-kapet-autori-me-ngacmonte-nenen
PërgjigjuShkrim i paguar,nuk paguan kush 1 milion euro per ty o Laert Trimi i Sajmirit dhe Dashit....dhe ti me emrin falls Loran Shehu do zbulohesh nje dite..
PërgjigjuAldo lepurit do zhduken dhe ata minjt qe i kan ngelur gjall
PërgjigjuAldos nuk do i zhduket asnje sa per info dhe per me teper eshte mashtrim se ai nuk ka lek dhe as ka ndermend te harxhoj lek me kete.po ju flisni neper tastiera se te ishte lirshem aldo mund tja thonit ne sy keto