Vendimi për zgjatjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje është i mirëpritur në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke theksuar se po pret një marrëveshje të re për EEZ, shkruhet në gazetën greke "Zougla".
Duke iu referuar deklaratës së djeshme të Ministrisë së Jashtme, mediat greke shkruajnë se pala shqiptare është e gatshme për një marrëveshje të re të ndarjes së detit me Greqinë.
"Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria dhe Greqia, si vende fqinje që ndajnë zonat detare, janë të angazhuar për të arritur një marrëveshje të re për EEZ, në një frymë të mirëkuptimit dhe përfitimit të ndërsjellë, bazuar në parimet dhe rregullat e ligjit, përvoja ndërkombëtare dhe respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese Shqiptare, i cili anuloi Marrëveshjen e mëparshme midis dy qeverive në 2009.", shkruan gazeta greke.