Kriza politike/ Kryeministri italian Giuseppe Conte do të japë dorëheqjen nesër

25 Janar 2021, 15:31| Përditesimi: 25 Janar 2021, 20:20

  • Share

Sigurimi i votëbesimit Dhomën e Deputetëve dhe në Senat duket se nuk mjaftoi për të siguruar qëndrueshmërinë e qeverisë Conte.

Mediat raportojnë se kryeministri italian, Giuseppe Conte do të japë dorëheqjen nesër, për të formuar më pas një qeveri, ku të ketë mazhorancën. Lajmi sipas medieve të huaja është dhënë nga vetë zyra e tij.

Sipas mediave italiane, Conte synon të gjejë një marrëveshje që jep një perspektivë të qartë politike për të qeverisur deri në fund të legjislaturës.

Mediat vendase shkrujanë se Conte mund t'i dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit Sergio Mattarella më 26 janar dhe më pas të krijojë një koalicion të ri që do të formohej  nga anëtarët e qendrës dhe të ashtuquajturve "të përgjegjshmit" të parlamentit.

Kriza politike në shtetin fqinj nisi kur partia e Matteo Renzit Italia Viva tërhoqi dy ministrat, për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve sa i përket buxhetit të rimëkëmbjes dhe ndarjes së granteve të BE. Conte i mbijetoi votës së mosbesimit,  por ai nuk arriti të siguronte një shumicë absolute në Senat.

Ora 20:14
Kryeministri italian Giuseppe Conte do të japë dorëheqjen nesër

1611602143_bb039200ed858a82d238db047c71ac97XL.jpg

Kryeministri italian Giuseppe Conte do të japë dorëheqjen të Martën, ka njoftuar zyra e tij.

Conte ka qenë nën presion që kur koalicioni i tij qeverisës humbi shumicën e saj në parlament.

Kjo erdhi pasi partia e ish kryeministrit Matteo Renzi u tërhoq nga aleanca për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mënyrës së shpenzimit të parave të fondit të rimëkëmbjes nga situata e krijuar prej COVID-19.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra e tij, Conte do t'u tregojë ministrave të martën në mëngjes për qëllimin e tij për t'i ofruar dorëheqjen presidentit të Italisë, Sergio Matterella.

Media italiane thotë se Conte shpreson të marrë një mandat për të formuar një qeveri të re.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?