Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë

Mediat italiane: Shqipëria ringjall fabrikat sovjetike të armëve

27 Prill, 16:31| Përditesimi: 27 Prill, 16:33

  • Share

Objektivi i qeverisë shqiptare, i cili është shprehur me këmbngulje nga kryeministri Edi Rama, për rithemelimin e industrisë ushtarake me qëllim prodhimin në vend të municionit ushtarak, ka me pasuar reagime të shumta brenda dhe jashtë trojeve tona.

Së fundmi, këtë lajm e kanë përcjellë për audiencën e tyre edhe mediat italiane, duke theksuar kështu aspiratën e Shqipërisë për t’u rritur edhe në këtë drejtim.

IlMessaggero” i ka kushtuar një artikull interesant qëllimit të qeverisë shqiptare për rithemelimin e industrisë së prodhimit të municionit luftarak, duke rivitalizuar uzinat e prodhimit të armëve të epokës sovjetike

Media italiane shkruan se kjo lëvizje synon të shndërrojë Shqipërinë në një vend tërheqës për investitorët e huaj që janë interesuar për të zhvilluar produkte të reja në sektorin e mbrojtjes.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?