Paris SG rezultoi favorit vetëm në letër kundër Barcelonës. Katalanasit falë super paraqitjes së Rapinhas arritën të fitonin 2-3 çerekfinalen e parë të Champions League, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt turit tjetër. Në ‘Parc de Prince’ goli i parë i ndeshjes nga braziliani i Barcelonës erdhi në minutën e 37 pas një dalje të gabuar të Donnarummas. Në pjesën e dytë francezët u futën me ritëm të shtuar dhe arritën të përmbysnin në harkun kohor të 3 minutave. Fillimisht Dembele realizoi mjaft bukur, ndërsa më pas Vitinha kaloi ekipin e Luis Enriques për herë të parë në avantazh.
Barcelona nuk u dorëzua dhe në minutën e 62 sërish me Rapinhan gjeti rrugën e rrjetës dhe i dërgoi shifrat në 2-2. Goli i fitores për miqtë do vinte nga Christensen, i cili realizoi me kokë. Kësaj rradhje pas një dalje të munguar të Donnarummas. Pas humbjes mediat franceze gozhduan portierit italian, duke thënë se ai vijon të jetë i pakorrigjueshëm ndaj gabimeve. Trajneri Luis Enrique ishte i mërzitur me humbjen, por tha se do bëjnë gjithçka për ta përmbysur Barcelonën javën e ardhshme në Katalonjë.
Mjaft e bukur rezultoi edhe çerekfinalja tjetër në Madrid mes Atletico-s dhe Dortmund, me spanjollët që fituan 2-1. Skuadra e Simeones e nisi me mjaft vrullë përballjen dhe realizuan që në minutën e 4 me De Paul. Brenda pjesës së parë dyfishoi Lino duke dhënë përshtypjen e një doniminimi. Megjithatë nga ky moment ‘el colchoneros’ ulën ritmin dhe nga kjo përfituan gjermanët. Duhet të vinte minuta e 81 për të shkurtuar diferencën me Haller, por deri në fund Dortmund goditi dy herë shtyllën dhe i shkoi shumë pranë barazimit. Një rezultat që lë shumë hapësira për ndeshjen e kthimit në Sigal Iduna Park, ndërsa la të zhgënjyer Simeonen i cili ishte i pakënaqur me pasaktësinë e sulmuesve.