Shpatë Kasapi dhe Artan Grubi

Mediat maqedonase: Shpat Kasapi kapet me kokainë! Reagon këngëtari: Në Tiranë për qejf, faleminderit për shpifjet

28 Dhjetor 2020, 11:20| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 13:36

  • Share

Mediat maqedonase kanë raportuar mëngjesin e sotëm se këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili mban gjithashtu postin e këshilltarit  të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është kapur me drogë të llojit kokainë.

Mediat shqiptare në Maqedoni, kanë raportuar sot se ai është kapur para 1 muaji në lagjen "Gjorce Petrov" në afërsi të SP PLANET në Maqedoninë e Veriut . Bëhet me dije se ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi, por më pas është liruar dhe pritet të gjykohet në liri.

Ndërkohë që vetë këngëtari, pas qarkullimit të këtij lajmi ka reaguar përmes një instastory në profilin e tij të Instagramit. Ai ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet duke theksuar se ato janë vetëm shpifje.

 

Ora 13:27
Akuzohet se është kapur me drogë/ Reagon Shpat Kasapi: Në Tiranë për qejf, faleminderit për shpifjet

Pas qarkullimit në mediat maqedonase se këngëtari i famshëm Shpat Kasapi është kapur me drogë, ai ka reaguar përmes një instastory në profilin e tij të Instagramit. Ai ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet duke theksuar se ato janë vetëm shpifje.

Ai ka publikuar në instastory pamjet nga një lokal në Tiranë dukë shkruajtur “Në Tiranë për qejf, ju më nxorët në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet.”, shkruan ai.

Mediat shqiptare në Maqedoni kanë raportuar ditën e sotme se këngëtari Shpat Kasapi, i cili mban gjithashtu postin e këshilltarit  të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, është kapur me drogë të llojit kokainë në Maqedoninë e Veriut.

Ka qarkulluar se ai është arrestuar por u lirua dhe së shpejti do të gjykohej, por duket sikur Shpati ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e mediave.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?