Mediat ndërkombëtare jehonë vdekjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare: Me romanet e tij luftoi regjimin komunist në Shqipëri

1 Korrik, 13:08| Përditesimi: 1 Korrik, 16:14

  • Share

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, 88 vjeç, autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës, vdiq sot në mëngjes.

Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë nuk është vetëm humbje e madhe e për letërsinë shqiptare dhe vendin tone. Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje dhe artikuj shkrimtarit shqiptar, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar disa herë për çmimin Nobel.

 “Le Monde e ka krahasuar Kadarenë me George Orwell ose Franz Kafka, i cili përdori metaforën dhe ironinë për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Enver Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985.

"Ismail Kadare: Një dritë e ndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë" është ky titulli i “France 24”. Romancieri Ismail Kadare - përdori stilolapsin e tij si një armë vjedhurazi për t’i mbijetuar diktatorit komunist paranojak të Shqipërisë Enver Hoxha”, thuhet në artikull.

'Washington Post' në shkrim përmend se vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dha atij titullin 'Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit" gjatë një vizite në kryeqytetin shqiptar. Franca e kishte bërë më parë edhe bashkëpunëtor të huaj të Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike, si dhe Komandant të Legjionit të Nderit.

Ndërron jetë romancieri shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare”, ky ishte titulli i Associated Press,.

“Ndahet nga jeta gjiganti i letërsisë shqipe”, kështu nis shkrimin “The Guardian”. Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar që eksploroi historinë dhe kulturën e Ballkanit në poezi dhe letërsi artistike për më shumë se 60 vjet shkruan prestigjozja britanike.

Me veprën e tij, e cila ka shënuar rekord përkthimesh në më shumë se 45 gjuhë të huaja, ai bëri të njohur në botë Shqipërinë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

"Me romanet e tij luftoi regjimin komunist në Shqipëri," shkruan La Repubblica. Shkrimtar, poet, eseist, gjatë regjimit komunist ka qenë deputet për 12 vjet, por ishte botimi i romanit të tij të parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” , që e bëri atë figurën dominuese letrare në Shqipëri dhe i dha famë ndërkombëtare, shkruan gazeta e vendit fqinj.

Reaguan dhe  Zyra e BE-së në Tiranë, në një reagim në Facebook, përmend faktin se Ismail Kadare ishte një zë i fuqishëm letrar që tejkaloi Evropën,

“Lajm i trishtë nga Tirana sot. Ismail Kadare, një kolos i letrave dhe zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta. Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe gjithsesi mirëdashëse pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë”, thuhet në postim.

Ambasada e SHBA në Tiranë shkruan “Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”, shkruan ambasada.

SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020.

Më poshtë janë një pjesë e mediave të njohura ndërkombëtare që shkruajtën sot për Ismail Kadarenë. 

Ora 13:51
La Repubblica: Lamtumirë Ismail Kadare, me romanet e tij luftoi regjimin komunist në Shqipëri

E përditshmja prestigjoze italiane, La Repubblica, ka shkruar për vdekjen e Ismail Kadaresë, që e konsideron një nga njerëzit më influencë të Europës së shekullit të XX.

Më poshtë shkrimi i La Repubblica

Shkrimtari Ismail Kadare, ishte autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës dhe i konsideruar si autori më i madh shqiptar i shekullit të njëzetë dhe fillimit të mijëvjeçarit të tretë, i aftë për të shtjelluar në veprat e tij historinë dhe mitet e vendit të tij në rrëfime me shtrirje universale. Burime nga spitali i Tiranës, të konfirmuara nga botuesi i tij, bëjnë të ditur se Kadare ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Ai ishte 88 vjeç.

Shkrimtar, poet, eseist dhe skenarist, gjatë regjimit komunist ka qenë deputet i Kuvendit Popullor për 12 vjet (nga viti 1970 deri në 1982) dhe nënkryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë. Ai filloi duke shkruar poezi, por ishte botimi i romanit të tij të parë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur , që e bëri atë figurën dominuese letrare në Shqipëri dhe i dha famë ndërkombëtare. Romani, në të cilin ai tregonte historinë e një gjenerali italian dhe një prifti që duan të kërkojnë dhe të sjellin në atdheun e tyre trupat e italianëve të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kadare përdorte çdo mundësi për të sulmuar regjimin në veprat e tij, me anë të alegorive politike. Aq sa disa prej romaneve të tij, si Koncerti në fund të dimrit, Përbindëshi dhe Pallati i ëndrrave, janë ndaluar asokohe nga shteti shqiptar.

Kadare ka lindur në Gjirokastër dhe është diplomuar për histori dhe filologji në Universitetin e Tiranës. Ai studioi letërsi për dy vjet në Institutin Gorki në Moskë, por u detyrua të braktisë studimet në Rusi për shkak të marrëdhënieve të komplikuara diplomatike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Pas kthimit në vendlindje, ai filloi karrierën e tij si gazetar në një revistë të njohur në vend si Drita.

Në vitin 1990, pasi shprehu publikisht kundërshtimin e tij ndaj udhëheqjes komuniste shqiptare, ai kërkoi azil politik në Francë. Me rënien e regjimit, ai u kthye në atdhe në vitin 1992, duke e ndarë kohën e tij mes Shqipërisë dhe Francës që atëherë. Në vitin 2005 është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar Booker, në vitin 2018 me çmimin Nonino, ndërsa në vitin 2009 ka fituar çmimin Princi i Asturias. Ka qenë disa herë ndër favoritët për çmimin Nobel për Letërsinë, pa e siguruar asnjëherë çmimin.

Ora 13:19
Shuhet Kadare/ Le Figaro: Një shkrimtar normal në një shtet të çmendur! Letërsia mbrojtja e tij hyjnore

1719833095_lefigaro.jpg

Le Figaro:"Ndërron jetë shkrimtari shqiptar Ismail Kadare në moshën 88-vjecare “

Një pasazh nga shkrimi i Le Figaro

Një refugjat politik në Francë në vitin 1990, romancieri la një vepër me një frymë të fuqishme epike, duke përzier analizat e mprehta politike me legjendat e së djeshmes. Ai ndërroi jetë mëngjesin e së hënës, 1 korrik, nga një atak në zemër në spitalin e Tiranës.

“Nëse ne besojmë tek letërsia, asgjë vec letërsisë nuk do të jetë mbrojtja jonë hyjnore”shprehej Kadare.

“Nëse i besoni letërsisë, vetëm letërsisë, ajo do të jetë mbrojtja juaj hyjnore. Asgjë nuk mund të ndodhë me ju. Deri në vitin 1990, vit kur kërkoi azil politik në Francë, Ismaïl Kadare arriti ta bënte të tijën këtë moto, duke përdorur me kënaqësi metaforën në librat e tij të shumtë, të cilët ishin shumë kritikë ndaj regjimeve totalitare, ndërkohë që vendi i tij, Shqipëria ishte nën sundimin e një diktator.

“Nëse ju do të mundnit të adhuronit letërsinë dhe mos merrni serjozisht regjimin,ju jeni të shpëtuar” deklaroi Kadare për Nouvel Observateur më 2005

Ndërsa po promovonte Pallatin e Ëndrrave në Francë, shkrimtari vendosi të kërkonte azil politik. Ai shkruan: "Në një duel të tillë midis një tirani dhe një poeti, është gjithmonë, siç e dimë, poeti ai që fiton, edhe nëse, për njëfarë kohe, ai mund të duket i mundur".

Kur regjimi më në fund ra, ai u kthye në vendin e shqiponjave, duke u kthyer disa herë në vit edhe pse shtëpia e tij mbetej në Paris. Në Francë, ai vazhdon të botojë me të njëjtën rregullsi, besnik Fayard, shtëpinë e botuesit të tij origjinal Claude Durand (1938-2015). Ishte në Francë kur ai ndërmori detyrën herkuliane për të rishikuar të gjithë punën e tij, duke krasitur ose përfunduar veprat që ai kishte vetëcensuruar.

Me rënien e diktaturës, romanet e tij të reja u bënë gjithnjë e më të shkurtra. Mikronovela zëvendëson sagat, por kritika nuk fshihet më domosdoshmërisht në formë simbolike dhe Shqipëria është gjithmonë në qendër të shkrimeve të tij. Në fund të viteve 1990, ai u përfshi në çështjen e shqiptarëve në Kosovë. Kritik i ashpër ndaj Serbisë, ai shton numrin e intervistave dhe angazhimeve të fjalimeve publike.

Më pas do të kthehet qetësia, e përgjumur nga rregullsia e botimeve të tij. Pas 'Kukulla" në 2015-ën ku evokon figurën e nënës së tij, ai publikoi në 2017 atë që është ndoshta historia e tij më intime.

'Mëngjeset në kafe Rostand' ku paraqet një koleksion tekstesh të shkruara gjatë dekadës së mëparshme të jetuar midis Francës dhe Shqipërisë, me të cilat ai kishte përfunduar duke bërë paqe.

Romani i tij i fundit, 'Mosmarrëveshja' i botuar në vitin 2022, emblematik i gjithë veprës së tij, rindërton bisedën telefonike midis Stalinit dhe Pasternakut gjatë arrestimit të poetit Mandelstam në vitet 1930.

Dy veprat e Kadaresë "Muzgu i perëndive të stepës", 'Kur sunduesit grinden'  botuesi francez Robert Laffon thotë se janë piktura shumë e mirë e asaj që përshkruhet si  “një shkrimtar normal ne një shtet te çmendur”

 

Ora 13:14
Shuhet Kadare/ 'Le Monde': Ndahet nga jeta shkrimtari i madh shqiptar, kujton intervistën e 2001: A duhet të jesh i sinqertë me banditët ,me egërsirat

 

Le Monde:Ismail Kadare,shkrimtari  i madh shqiptar,ndërron jetë në moshën 88-vjecare”

Dyshimet e përjetshme të ambiguitetit 

Korelacionet e shpeshta të Kadaresë me diktatorin Hoxha ndonjëhere dhe vetëm për shkak te një rastësie sic qe ajo e vendëlindjes së njejtë, Gjirokastër, e bënë autorin që në një intervistë të 2001 për Le Monde të tregonte se nuk e ka kapërcyer mirë qëndrimin për ta vendosur gjithmonë ne këtë dyshim te përhershem ambiguiteti,e shqetesonte sepse ai donte të ishte një autor që flet per Shqipërinë.

“Më ligështon të harxhojë kaq shumë energji për këtë cështje.Tek e fundit ajo për të cilën më kërkojnë llogari është përse unë kam shpëtuar gjallë nga ai sistem”
“Nuk mund te jemi sqimatarë për gjëra të vogla,tek e fundit përse duhej që une të sakrifikohesha? Moralistët me thonë shpesh :”Ti nuk ke qëne i sinqertë me diktatorin. Por a duhet të jesh i sinqertë me banditët ,me egërsirat?”

Ora 10:03
AFP: Kadare zbërthyesi i mekanizmit të totalitarizmit

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, 88 vjeç, autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës, vdiq sot në mëngjes.

”Kadare vdiq nga një atak në zemër”, tha një spital në Tiranë.

”Ai mbërriti atje pa shenja jete, mjekët i bënë një masazh kardiak, por ai vdiq rreth orës 06:40 GMT (08:40 ora lokale)”, tha spitali.

Etnograf sarkastik, romancier duke alternuar groteskun dhe epikën, IsmaIl Kadare eksploroi mitet dhe historinë e vendit të tij, për të zbërthyer mekanizmat e një të keqeje universale, totalitarizmit.

Shqipëria jetoi për dekada nën diktaturën e Enver Hoxhës, një nga më të mbyllurat në botë.

“Ferri komunist, si çdo ferr tjetër, është mbytës”, i tha shkrimtari AFP-së, në një nga intervistat e tij të fundit, në tetor.

”Por në letërsi, ajo shndërrohet në një forcë jete, një forcë që të ndihmon të mbijetosh, të mundësh diktaturën kokë më kokë”, shtoi ai.

”Letërsia më dha gjithçka që kam sot, ishte kuptimi i jetës sime, më dha kurajën për të rezistuar, lumturinë, shpresën për të kapërcyer gjithçka”, thekson ai.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?