Bashar al-Assad mbërriti në Moskë me familjen e tij, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax. Rusia, vazhdon kjo agjenci, i ka garantuar azil diktatorit sirian pas rënies së Damaskut.
Agjencia e lajmeve Interfax citoi burimin e paidentifikuar të thoshte: “Presidenti sirian Assad ka mbërritur në Moskë. Rusia u dha atyre (atij dhe familjes së tij) azil për arsye humanitare.
Assad u largua nga Siria, pasi kryengritësit morën në zotërim kryeqytetin Damask. Ai raportohet të ketë lënë kryeqytetin sirian pasi grupi i rebelëve hyri në Damask.
Lajmi kryesor:
Siri/ Bashar al-Assad largohet në Moskë dhe merr azil politik me familjen! Kryengritësit zotërojnë Damaskun! Biden: Mundësi historike! BE: Fundi i diktaturës
G.K/ReportTv.al