Krahasimi i mediave ruse, Adolf Hitler dhe Olaf Shcolzh

Bota

Mediat ruse i mëshojnë propagandës, krahasojnë kancelarin gjerman Olaf Shcholz me Hitlerin!

27 Gusht 2022, 10:40| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 10:41

  • Share

Propaganda e Kremlinit kundër Gjermanisë në mediat ruse po përshkallëzohet, deri në pikën kur kancelarin gjerman Olaf Shcholz e krahasuan me diktatorin dhe liderin e nazizmit, Adolf Hitler.

Ndërsa po bënte krahasimin, mdoeratori rus Vladimir Solovyov në programin e tij televiziv u shpreh për kancelarin gjerman se se: "Ai thjesht dëshiron të jetë si idhulli i tij (Hiletrit)”

Sipas tij, Scholz është “plotësisht i çmendur”. Gjatë gjithë programit, Solovyov krahasoi Gjermaninë e sotme me stereotipet naziste.

Të enjten, Scholz ndoqi programin e trajnimit për ushtarët ukrainas në tankun anti-ajror Gepard në Putlos (Schlesëig-Holstein) dhe gjithashtu u ngjit në një tank kundërajror Gepard. Ndërkohë që autoritetet gjermane janë shprehur të gatshëm që të dërgojnë 30 tanke në Ukrainë.

Këto imazhe u dhanë shkas rusëve që t’i mëshojnë propagandës që të gjithë ata që janë kundër tyre, janë fashistë e nazistë. Logjika e propagandës ruse është se meqenëse Bashkimi Sovjetik mundi nazistët, rusët janë dhe do të jenë gjithmonë antinazistët e mirë. Dhe, tani që Rusia ka pushtuar Ukrainën, ukrainasit janë nazistë të këqij. Sipas kësaj logjike absurde, një shtet që mbështet Ukrainën është gjithashtu një vend nazist.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 27/08/2022 12:02

    Flitet për propagandë Ruse kur në të vërtetë mediat perëndimore po bëjnë namin duke mashtruar dhe mbrojtur liderat e tyre dhe pa të drejtë , duhet drejtësi botërore dhe jo sipas forcës sepse po shkatërrohet bota nga 5 plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?