Foto ilustruese

Mediat serbe: Serbia arreston shtetasin e vet, e akuzon për spiunazh për Shërbimin Informativ Shqiptar

13 Janar, 15:14| Përditesimi: 14 Janar, 08:49

  • Share

Një shtetas serb, I cili punon si ekspert IT është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh ndaj Shërbimit Informativ të Shqipërisë shkruanë mediat serbe.

Sipas këtyre mediave thuhet se që nga viti 2022, ky person me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij ka mbledhur të dhëna për anëtarë të Agjencisë për Sigurinë dhe Informacionin dhe serbët në Kosovë për llogari të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH, shkruan radio serbe B92 në gjuhën serbe.

Në vijimësi të hetimeve dhe mbledhjes së provave materiale pjesëtarët e BIA-s gjetën një aparat fotografik dhe një panel diellor që furnizonte kamerën, si dhe një kartë SD. Kamera është gjetur në afërsi të fshatit Karadak, afër Rashkës.

i në disa raste ka filmuar edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës.

Agjencia për Sigurinë dhe Informacionit BIA do të vazhdojë të bëjë punën e saj dhe nuk ka dyshim se në territorin e Serbisë është rritur ndikimi dhe prania e agjencive të ndryshme të inteligjencës dhe të gjitha agjencive të tjera nga jashtë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç si reagim pas arrestimit në fjalë vijon media serbe. 

Më tek shtoi se ka marrë një raport më të gjerë lidhur me rastin, se i takonte BIA-s, Agjencisë për Sigurinë dhe Informacionin të hetonte rastin.

Ai gjithashtu akuzohet se ka vendosur kontakte me Shërbimet e Inteligjencës në Kosovës dhe ishte i angazhuar për të mbledhur të dhëna relevante politike, të sigurisë dhe ekonomike për Serbinë, të cilat ishin në interes të shërbimit secret në Shqipëri, informon agjencia e lajmeve serbe, Tanjug

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?