Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë mbajtur sot një vdeo konferencë online në kuadër të Minshengenit Ballkanik.
Mediat serbe bëjnë të ditur se në takimin e sotëm është diskutuar për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit i cili synon heqjen e barrierave në katër aspekte themelore të lëvizjes - lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve dhe më gjerë në rajon.
Në takimin e sotëm mediat serbe theksojnë se është diskutuar më në detaje sesi do të procedohet më tutje me marrëdhëniet mes vendeve, për të forcuar zhvillimin ekonomik dhe rritur në nivel të ndjeshëm bashkëpunimin, për të qënë në gjendje të forcohen ekonomikisht,
Bashkëbiseduesit kanë theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por gjithashtu Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq, pasi rajoni është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin ndajnë vlerat e përbashkëta Evropiane me unionin.
Lajmi kryesor: