Prishtine - Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, ka thënë sot se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes (18 korrik) vrau policinë në Serbi, Nikolla Krsmanoviç.
“Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e policit në afërsi të Loznicës”, tha Daçiç.
Fillimisht identiteti i personit të vrarë nuk u përmend në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe pasditen e 19 korrikut. Por Ministria e Brendshme e Serbisë përmes një komunikate të publikuar në faqen e saj zyrtare e konfirmoi vrasjen e Faton Hajrizit.
Në këtë komunikatë, MPJ e Serbisë e përmendet me emër e mbiemër Faton Hajrizin si "person që është eliminuar nga forcat serbe pas vrasjes së një polici serb dhe plagosjes së një tjetri në Loznicë", derisa gjendej në arrati.
Më herët nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës iu kërkua autoriteteve të Serbisë që të idenfitikojnë personin e vrarë.
Sipas informacioneve të Gazetës “Blic” të Beogradit, Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, “ku prej vitesh fshihen migrantët” në pritje të një “lidhjeje” “për të ikur përtej Drinës.
Faton Hajrizi, i arratisuri nga Burgu i Smerkonicës në Kosovë
Zëvendëskryeministri dhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç tha se në ndjekjen e Fatonit nuk u lëndua asnjë efektiv policie, por nga të shtënat u dëmtua një makinë.
“Sot në mëngjes publikuam një foto që njerëzit ta raportojnë nëse e shohin dhe pikërisht kjo ka ndihmuar. Një banor i qytetit fqinj Trbušnica e pa atë sepse po i kërkonte ujë. Nuk e njeh gjuhën, siç thamë. Sapo u largua, iu desh të bënte një ose dy kilometra për ta raportuar”, tha Daçiç në një konferencë për media.
Daçiç tha se në këtë aksion janë përfshirë rreth 400 policë nga të gjitha efektivët, edhe ata rrugor, me helikopterë e dronë.
“Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, ku prej vitesh fshihen emigrantët nga Presheva” tha Daçiç, sipas të cilit, Faton Hajrizi nuk kishte ndërmend të dorëzohej.
Sipas tij, paraprakisht ai kishte vjedhur një biçikletë, ndërsa ishte identifikuar nga kamerat e një pompe karburantesh.
“Kur erdhi policia, ai qëlloi nëntë herë në drejtim të tyre...nuk e kishte në agjendë të dorëzohej”, thotë Daçiç duke e përshkruar atë si “kriminel brutal dhe të padurueshëm”.
Ndërkohë presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar si të çuditshme ngjarjen, por theksoi se policia dhe shërbimet kanë vepruar konform ligjit.
Faton Hajrizi në Kosovë ishte dënuare me 27 vjet burg, pasi në moshën 15 vjeçare kishte vrarë një ushtarë rus në Drenas. Ai kishte kaluar më shumë se dy të tretat e vuajtjes së dënimit, ndërsa pas arratisjes së fundit tha në Tik Tok, se nuk e kishte ndërmend më të kthehet në burg.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte ishte i ftuar në një kanal televiziv në Serbi ku foli edhe për likudimin e shqiptarit të Kosovës, Faton Hajrizit, për të cilin presidenti serb thotë se autoritetet tona e kanë kryer punën e tyre.
"Është njoftuar shefi i policisë, shefi i BIA-s në Loznicë. SAJ ka reaguar konform ligjit. E rëndësishme është që hetimi do të tregojë të gjitha motivet, ka shumë gjëra të çuditshme në gjithë historinë. Kemi një person tjetër me kombësi serbe nga një shtet tjetër i rajonit. Dhe kjo është e çuditshme, si leja e qëndrimit në Gjermani . Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë pjesën e tyre", tha presidenti serb.
Ai tregon se Hajrizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme.
"Ai vrau një ushtar rus në vitin 2000 dhe është një histori e çuditshme ku ai reklamon në rrjete dhe kritikon përfaqësuesit e qeverisë në rrjete. Autoritetet nga Prishtina. Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme – tha Vuçiq.
Ai nuk ishte dikush që kërkonte shpëtim, thekson Vuçiç, duke shtuar se Hajrizi iku në Gjermani.
Ky është një mesazh i Faton Hajrizit i publikuar në rrjetet sociale i cili deklaron se nuk do të dorëzohej para forcave serbe, veçse i vdekur.
“Nuk du t’ ju bëj keq, nuk du me ju konfrontu me ju. Nuk e lejoj unë me mi lidh duart, absolutisht hiç nuk mundeni me mi lidh duart, mu veç deri në morg, prej arrestimit në morg bahet morgi edhe më çon në Klinë të Ulët, te vorrezat te familja jeme edhe më varrosin me nderime edhe krejt Klina e Drenica të marrin pjesë në varrimin tim.
Nuk përtoj me vdek, unë jam në këtë gjendje sot, ata njerëz më kanë keqtrajtuar, kam nejt si qen me këmbë e dur lidh, pa hëngër pa pirë, kam ndejt në qeli me këmbë të thyer”, ishte shprehur Fatoni në TikTok.
Gruaja e Faton Hajrizit, Liridona Shala ka bërë ka bërë një reagim prekës për vdekjen e bashkëshortit të saj, teksa ka postuar edhe foto ku shfaqet me të.
“Momentet e pa harrushme gjithmon ne zemren tem, Ke me qen, oh zot qysh smujte andrrat tua mej realizu qka te bonen be qofsh banor i gjenetit oj jet o njeri me zemer te madhe . Dot mbetesh I pa harruarr ne zemrat tona”, shkruan Liridona Shala.
Është publikuar fotoja e cila i atribuohet vrasësit të një polici serbe në Lloznicë nga mediat serbe.
Këto të fundit citojnë ministrin e Brendshëm Ivica Daçiq të ketë deklaruar se autori i vrasjes së Nikolla Krsmanoviq është likuiduar në afërsi të Loznicës nga Njësia Speciale Antiterroriste.
“Pjesëtarët e policisë vranë një polic në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar më herët se është në kërkim të të dyshuarit Faton Hajrizi./ Kosova Press
Pushka top atij qe e vrau. Ishte vetem nje kriminel ordiner qe vrau nje oficer policie ne detyre.
Përgjigju