Bota

Mediat: SHBA i ka paraqitur presidentit të Autoritetit Palestinez planin për armëpushim në Gaza

11 Nëntor 2024, 15:55| Përditesimi: 11 Nëntor 2024, 16:01

  • Share

1731337244_153554112fe2f06c7a5c44d9e8b0.jpg

Abu Mazen

Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur presidentit të Autoritetit Palestinez, Abu Mazen, një propozim për administrimin e ardhshëm të Rripit të Gazës me pjesëmarrjen e Autoritetit Palestinez, por jo nën varësinë e tij.

Abu Mazen nuk ka dhënë ende një përgjigje, por ndërkohë është bërë e ditur se propozimi nuk është pëlqyer plotësisht nga ai. Lajmi raportohet nga Channel 12.

Gjatë një takimi në Ramallah, zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Barbara Leaf, i ka dhënë Abu Mazenit atë që në zhargon quhet një “no paper”: pika kryesore është krijimi i një ‘delegacioni ndërkombëtar të përkohshëm’ për një periudhë të shkurtër, i cili do të ftohet nga Autoriteti Palestinez për të marrë përsipër administrimin e Gazës.


Lajmi kryesor:

Media: SHBA i ka paraqitur presidentit të Autoritetit Palestinez planin për armëpushim në Gaza


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?