Kombëtarja shqiptare rrezikon mos ketë të gatshëm një nga mbrojtësit në sfidën vendimtare ndaj Serbisë më 11 tetor (Grupi K kualifikues i Kupës së Botës 2026). Sipas mediave spanjolle, Marash Kumbulla pritet të mungojë për rreth një muaj, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen Mallorca - Atletico Madrid, e cila përfundoi 1-1.
Mbrojtësi kuqezi u detyrua të largohej nga fusha që në pjesën e parë, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar një problem në kofshë, i cili e lë jashtë për disa javë.
Edhe pse mungesa e tij nuk është shpallur ende zyrtarisht nga stafi i Kombëtares, burimet spanjolle e konsiderojnë të sigurt faktin që Kumbulla nuk do të jetë i gatshëm për duelin e radhës në kualifikueset e Botërorit.
Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë emri që trajneri Sylvinho do të thërrasë për të plotësuar boshllëkun në prapavijë. Kujtojmë se Kumbulla iu bashkua Mallorcas në ditët e fundit të merkatos, në formë huazimi nga Roma.
Marash Kumbulla pas dëmtimit
Komente
