Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka zhvilluan takimin elektoral me mbështetësit e tyre në qytetin e Lushnjes.
Në fjalën e tij Duka theksoi se bashkë me Mediu po punojnë për listën e këshilltarëve agrar dhe republikanë dhe pjesë e garës së tyre është mbështetja e kandidatëve të opozitës dhe këtu në Lushnje, mbështetja e Eduard Sharkës i cili ka pasur dhe ka të gjithë angazhimin për fermerët e Lushnjes.
Mediu gjithashtu theksoi se qeveria socialiste po përdor shtetin duke ushtruar presion mbi administratën dhe qytetarët. Ata po kërcënojnë hapur liritë dhe të drejtat e qytetarëve prandaj 14 Maj është dita kur shqiptarët duhet të ndëshkojnë me votë varfërinë, shkatërrimin e familjes, largimin masiv të shqiptarëve, krimin dhe korrupsionin.
"Ne në Lushnjë për fat të mirë kemi qenë gjithmonë opozitë e bashkuar, jemi konsultuar dhe kemi pasur rezultate sa herë kemi qenë të bashkuar.Shpresoj dhe jam i bindur se me këtë bashkim ,më këtë mbështetje dhe me ketë frymë që kemi do ja dalim ti rikthejmë bashkinë e Lushnjës qytetarëve," tha Sharka.
Lajmi kryesor:
14 maji/ Kandidatët në terren! Spahia: Prioritet bujqësia dhe infrastruktura! Beci: Fokus arti, kultura dhe turizmi
M.T/LR/ReportTv.al