Mediu mbledh qytetarët në Korçë: Më 14 maj rrëzoni të keqen me votën tuaj, mos pranoni poshtërimin dhe përbuzjen

24 Prill 2023, 10:25| Përditesimi: 24 Prill 2023, 10:26

  • Share

1682324744_wgr.JPG

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu njëherësh kreu i Partisë Republikane, ka mbështetur sot kandidaten e çiftit Berisha-Meta në Korçë, Ledina Alolli.

Mediu shprehet se më 14 maj qytetarët duhet të votojnë për të rrëzuar të keqen.

“Është ora e shqiptarëve të cilët nuk pranojnë poshtërimin dhe përbuzjen. Jo është luftë për të fituar me të keqen, përballja për t’i dhënë vlerë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo krimit e korrupsionit. Të bashkohemi, Të shkelmojmë të keqen, të bëjmë ndryshimin. Të shohim brenda nesh dhe të vlerësojmë dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin. Asnjëherë të mos dorëzohemi, 14 maji është momenti kur shqiptarët i thonë jo të keqes.”- thotë Mediu.  


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 14 majit/ Kandidatët për kryebashkiakë vijojnë fushatën dhe premtimet! Sako: Të vijojmë punët! Goro: Do realizojmë projektet që kemi në letra


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?