Politikë

Mediu me banorët e Rrogozhinës: Të votojmë për të ruajtur demokracinë, Rama s’mund të bëhet zot mbi jetët tona (VIDEO)

12 Prill 2021, 08:49| Përditesimi: 12 Prill 2021, 16:58

  • Share

Fatmir Mediu u ka bërë thirrje qytetarëve të Rrogozhinë që përmes votës të vlerësojnë demokracinë duke ruajtur dinjitetin dhe vlerat kombëtare. Mediu, kandidat i koalicionit "PD-Aleanca për ndryshim" theksoi se përmes votës do i japin fund korrupsionit dhe të mos lejojnë më që Edi Rama të shkatërrojë dhe shpopullojë më vendin, por të zgjedhin një kryeministër dinjitoz dhe vizionar.

“Aferat korruptive të kryeministrit Rama, interesat personale dhe mbështetja e krimit kanë lënë pas dore çdo shqiptar dhe po fundosin çdo ditë e më shumë ekonominë dhe jetën e secilit. Kjo shprehet qartazi me tendencën në rritje të shqiptarëve për të braktisur vendin dhe planin shpopullues te Edi Rames. Ai u shpreh se shqiptarët meritojnë shumë më shumë se kaq, një kryeministër dinjitoz, vizionar që punon për interesat kombëtare dhe jo atë personale, që nxit ekonominë, punësimin, që respekton vlerat morale dhe njerëzore që kanë shqiptarët. Si përfaqësues i një partie që bazë kryesore ka familjen, ai shtoi se duhet luftuar pikërisht për të mbajtur bashkë dhe të fortë familjen shqiptare e cila sot po kërcënohet nga kjo qeveri. Duke i thënë të gjitha këto unë mendoj që gjithësecili, i majtë apo i djathtë, e ka të lehtë që të bëjë vlerësimin se cfarë nuk shkon në këtë vend. Jetën, lirinë, mundësinë për të ndërtuar mirëqënien tonë familjare, ekonominë tonë kombëtare, na i ka falur Zoti. Ne nuk mund të pranojmë që Edi Rama të bëhet Zot mbi jetët tona dhe të shkatërrojë këto mundësi të jashtëzakonshme që ne i kemi fituar”, tha Mediu

Mediu bëri thirrje për të votuar masivisht në emër të demokracisë dhe të ardhmes së secilit. Ai e vlerësoi si shumë të rëndësishme angazhimin demokratik të çdo qytetari me anë të votës, duke mos u manipuluar por duke votuar drejtë dhe me dinjitet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/04/2021 04:02

    //Ne nuk mund te pranojme qe Edi Rama te behet Zot mbi jetet tona dhe te shkaterroje keto mundesi te jashtezakonshme qe ne i kemi fituar.//Vertet e ke fjalen per Ramen,apo per SPAKUN?Rama i perkohshem eshte ne politike dhe neser mund te ndiqet dhe ai penalisht,po te kete bere shkelje,por me keto fjale ,duket sikur po ja qan hallin vetes me shume!!Sa mundesi e jashtzakonshme ishte Gerdeci dhe sa fitove prej tij??

    Përgjigju
  • Cubel breca: 12/04/2021 09:23

    Me kete e kemi te sigurt demokracin!!!!!!!!!!!!!! O nene cme degjojn veshet e cme shohin syte?????????????????????? Rama para ketyre qenerve eshte lule. Ne tete vjet ska vrar nje miz. Keta qener te mbledhur pran shqupit I kan duart me gjak deri ne bryle. Kane veshur mijra nena me te zeza. Po nuk kan faj se barazohen kriminalat me gjera ordinere dhe vjen e tall menderen me popullin nga 30 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?