Politikë

Mediu, me biznese në Kamëz: Votoni 'Aleancën për Ndryshim', varfëria ka kapluar vendin

26 Mars 2021, 09:12| Përditesimi: 26 Mars 2021, 13:27

  • Share

I renditur i 7 në listën e kandidatëve të 'PD-Aleanca për Ndryshim' për Tiranën kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu vijon fushatën me takime të ndryshime në të gjithë qarkun.  Së fundmi ai ka takuar disa sipërmarrës në zonën Kamzës dhe Laprakës.

Sipas njoftimi të PR-së, Mediu takoi biznese të cilat po shkojnë drejt falimentimit për shkak të korrupsionit qeveritar dhe taksave të larta.  Mediu i bëri thirrje të gjithëve të votojnë 'PD-AN' pasi do të sjellë ndryshimin.

 “Taksat e larta po shkatërrojnë bizneset dhe ekonomitë familjare, duke shtuar papunësinë dhe varfërinë: Nuk ka dallim ndërmjet banditëve që dalin me maskë në rrugë dhe grabisin dhe një shteti që me ligje të padrejta, fut dorën në xhepin e qytetarit sa herë që i teket. Atë që ju ka falur Zoti, mos ja lini robit, atë që ju ka dhënë Zoti, lirinë dhe jetën, mos ja lini Edi Ramës, mos ja lini asnjë politikani. Lirinë, jetën dhe mundësinë për të ndërtuar lumturinë, dedikojani fëmijëve tuaj, prindërve tuaj, familjes suaj, vendit tuaj. Pra do t`ju ftoja që të votoni “Aleancën për Ndryshim”. Varfëria ka kapluar gjithë Shqipërinë. Mbi gjysmë milioni shqiptarë janë larguar, janë njerëz të rinj, profesionistë, intelektualë dhe kjo ka krijuar një problem shumë të madh ekonomik, por edhe social brenda familjeve tona. Mbi 70% e të rinjve duan të ikin. Mbi 90% e atyre që kanë shkuar për t`u arsimuar jashtë, nuk duan që të kthehen në Shqipëri. Pyetja është pse? Sepse këtu nuk ka qeverisje, jo se nuk ka mundësi”, tha ndër të tjera Mediu.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?