I renditur i 7-i në listën e koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu vijon takimet elektorale. Kreu i PR ka qenë së fundmi me banorët e njësive 2 dhe 4 në Tiranë.
Mediu shprehu gatishmërinë e tij dhe bashkëpunimin për të sjellë prosperitetin dhe mirëqenien.
“25 Prilli është një moment reflektimi dhe vlerësimi i përbashkët për t`i dhënë fund klaneve korruptive, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në duart e Edi Ramës dhe njerëzve afër tij.
Ne sot, më shumë sesa të vlerësojmë politikën, do t`ju bëja thirrje që çdo natë, kur diskutoni me njëri-tjetrin, shikoni fëmijët tuaj dhe bëjini një pyetje vetes; A është kjo që keni menduar? A kanë fëmijët tanë shansin për t`u arsimuar dhe edukuar siç duam ne të arsimohen dhe edukohen dhe për të ndërtuar familjen e tyre dhe suksesin e tyre?”, tha Mediu.
Ai theksoi se liritë dhe të drejtat tona të respektohen nga shteti, ku të kemi një qeverisje që t`i shërbejë interesave tona dhe jo të kthehemi në shërbëtorë të qeverisë.