Kryetari i Partisë Republikane pas takimit që zhvilloi me Partinë Socialiste për Presidentin e Republikës tha se opozita duhet të jetë një e tërë në proces.
“Qëndrimi ynë ka qenë që opozita të dalë me figurat e veta. Shpresoj që të arrijmë në këtë konsensus opozitar. Ne kemi vendosur si ‘Aleanca për ndryshim’ që propozime t’i bëjmë brenda opozitës. Nëse nuk do të ketë një qëndrim opozitar nuk marrim pjesë në proces.
Unë nuk i ndaj në të Rithemelimit apo ku di unë si i quani ju. Për mua të gjithë deputetët ashtu siç e përcakton Kushtetuta janë të detyruar të marrin pjesë në këtë proces. Unë nuk shoh të ketë një kandidat për ditën e hënë. E shikoj absurde që politika të përjashtojë politikën. Ka figura politike të rëndësishme politike në vend”, tha Mediu.
Lajmi kryesor:
Presidenti/ PS negociata me palët, Alibeaj refuzon! Balla: Vendosëm piketat! Mediu: Nëse opozita s'është unike, ne s'bëhemi pjesë! Idrizi: Qeveria garantoi jo proces të njëanshëm
K.T./ReportTv.al