Kreu i PR Fatmir Mediu ka folur pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha. Ai është shprehur optimist pas këtij takimi por nuk ka bërë të qartë zonat në të cilat do të kandidojnë republikanët.
Ai ka thënë se programi elektoral i PD i plotë por duhet të merren parasysh dhe propozimet e partive të tjera.
“Ka një analizë të thjeshtë se sa mandate i takojnë pd dhe pr. Ajo që dua të them pavarësisht se kush është emri i personit Pr do jetë kontributore për të marrë vota në kukës dhe dibër dhe në zona të tjera që skemi pretendime për kandidatë.
Programi i Pd është i plotë dhe meqë flasim për bashkëpunim politk ky program duhet të përfshijë dhe idetë e partive të tjera. Secila parti ka specifika. Vlerësoj faktin se figura nga të përndjekurit politik kandidojnë. E rëndësishme është dhe një reformë rregullatore ekonomike. E rëndësishme është njëlloj zgjimi i qytetarëve shqiptarë. Janë të rëndësishme votat e PR dhe të aleatëve.
Ne mund të bëjmë të mundur të fillojmë të hapim negociatat sa më shpejtë, siç e tha dhe Basha në Koroaci dhe Slloveni”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Negociatat drejt fundit, Mediu pas takimit me Bashën: Programi i PD duhet të përfshijë idetë e partive të tjera! Kontribut dhe në zona ku s’pretendojmë kandidatë
/r.k./ReportTv.al