Mediu thirrje grave: Refuzoni të jeni thjesht numra, nuk ka vlerë vetëm të jesh në pushtet, por ka vlerë pushteti juaj (VIDEO)

19 Dhjetor 2020, 12:20| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 14:23

  • Share

Përfaqësimi i grave në politikë nuk duhet të bëhet thjesht për të plotësuar kuotat gjinore, por duhet të rritet roli i saj në vendimmarrje. Është ky mesazhi që dha kreu i republikanëve Fatmir Mediu gjatë mbajtjes së Forumit Kombëtar të Grave Republikane.

“Rama dhe regjimi i tij i korruptuar kërkon që ju të heshtni dhe të mos flisni si sot, të ulni kokën. Kërkon që ju të harroni se kush jeni dhe çfarë doni. Rama dhe sekti që është krijuar sot në politikën shqiptare kanë bindjen se shqiptarët duhet të jenë kokëulur dhe me ta mund të bëjnë çdo gjë. Ata si shqiptarë mund të tallen, mund të dhunohen, mund të rrihen, të shtypen, keqpërdoren, arrestohen, burgosen. Mund t’i lesh papunë, pa arsim dhe pa të ardhme, sepse sipas tyre shqiptarët nuk kanë forcë për t’u ngritur, sepse Rama dhe regjimi i korruptuar që ka ndërtuar, kanë bindjen dhe mendojnë se kanë në dorë jetën, lirinë dhe të ardhmen tonë. Jetën, lirinë dhe ndërtimin e lumturisë, të gjithë ne na i ka falë Zoti. Juve duhet të jeni kudo që flitet; kur flitet për Shqipërinë dhe kur flitet për ju, për të sotmen dhe për të ardhmen. Mbi të gjitha, mos lejoni që të tjerët të flasin për ju, por flisni ju për veten tuaj, duke mos pranuar hipokrizinë dhe keqpërdorimin. Nuk ka vlerë vetëm një femër me pushtet, por ka vlerë pushteti i femrës, duke krijuar së pari pushtet mbi veten tuaj, mbi atë që doni të arrini. Mos pranoni t’ju përdorin për numra, për kuota, që të zbukurojnë shëmtinë e pushtetit dhe të anti-vlerave. Qëndroni më shumë me njëra-tjetrën dhe pranë njëra-tjetrës. Flisni fort dhe hapur kundër politikave që në radhë të parë përçajnë, përbuzin dhe urrejnë e fyejnë. Nga përbuzja, nga përçarja, nga fyerja, nuk ka asnjë gjë të mire”, tha në fjalën e tij Fatmir Mediu.

Forumi u përshendet nga Euro Deputete, deputete nga Kosova, Maqedonia, Auatria dhe Bullgaria si dhe kryetarja e grave demokrate Albana Vokshi, e cila theksoi se të gjitha gratë duhet të luftojnë për të liritë dhe të drejtat e tyre.

Por edhe në këtë takim të Partisë Republikane, u vu re mosrespektimi i aktit normativ për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 persona. Republikanët kanë deklaruar se nuk do të respektojnë vendimin e Komitetit të ekspertëve, madje disa ditë më parë, e kanë dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese vendimin për të ndaluar mbledhjet partiake, duke e parë si një përpjekje të Ramës për të dëmtuar opozitën në prag të fushatës elektorale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I tej: 19/12/2020 21:47

    Je vrasrs i ke duart e kyer me gjak

    Përgjigju
    • Gerdeci: 19/12/2020 22:31

      O Fatmir shkerdhata

  • dibran: 19/12/2020 13:48

    ......Mehdihoxha....!!!! Morali yt eshte aq poshte, saqe edhe gomari kur kalon rruges largohet qe te mos e ndyje poshtersia jote!!!! Ti nuk mund te therrasesh askend ne llogoren tende! Je nje nga KRYEHAJDUTET e popullit shqiptar dhe nenat dhe motrat shqiptare nuk mund te behen kurre pjese e se keqes qe keni bere kur ju qete ne pushtet me SALISERBKRIMINELTRADHETARIN e KOMBIT!!!!! Nuk ke fytyre qe tu dalesh perballe nenave shqiptare ! Je njeri prej atyre ,qe ne babezine tuaj te pafre veshet me te zeza NENAT SHQIPTARE!!!!!!

    Përgjigju
  • LORA: 19/12/2020 12:33

    ,,,edhe sa do te n'a vriten syte me medinjte ?Ku eshte SPAK dhe BKH ? Uroj qe verdikti i 25 prillit te jete gjyqi popullor per ta.

    Përgjigju
  • Endri: 19/12/2020 12:28

    O Zot te vjen per te vjelle kur degjon kete te beje moral

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?