Rusia do t'i përgjigjet "vdekjes me vdekje". "Nëse vërtetohet se pas tij ka terroristë nga regjimi i Kievit, ata të gjithë do të duhet të gjenden dhe të vriten pa mëshirë. Përfshirë udhëheqësit e shtetit që kreu mizori të tilla."
Kështu deklaroi nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë Dmitry Medvedev në një mesazh të publikuar në kanalin e tij Telegram.
Lajmi kryesor:
Sulmi në një sallë koncertesh në Moskë, ISIS merr përgjegjësinë! 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur! Terroristët në arrati
M.Q./ReportTv.al