Dmitry Medvedev

Bota

Medvedev: Finlanda po përgatitet për luftë me Rusinë

8 Shtator, 18:11| Përditesimi: 8 Shtator, 19:01

  • Share

Nënkryetari i Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë Dmitry Medvedev, ka akuzuar Finlandën se është duke u përgatitur për të sulmuar Rusinë.

“Pasi iu bashkua NATO-s, Helsinki po ndjek rrugën e konfrontimit në përgatitje për luftë me Rusinë, nën pretekstin e masave mbrojtëse. Është e dukshme që po përgatitet për të na sulmuar”, tha Medvedev.

Sipas mediave të huaja, Medvedev po ashtu ngriti shqetësimet e tij në lidhje me anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe hapjen e një qendre të re rajonale të komandës së forcave tokësore nga NATO në Mikkeli (Finlandë), pranë kufirit rus.

Finlanda iu bashkua NATO-s në prill të vitit 2023 për të forcuar sigurinë e saj kundër agresionit rus.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?