Rusia do të fitojë në Ukrainë, nëse është e nevojshme duke shkuar "deri në kufirin me Poloninë". Kështu ka shkruar ish-kryeministri dhe nënkryetari i Komitetit të Sigurisë së Federatës Ruse Dmitry Medvedev në profilin e tij në Telegram.
"Ne duhet t'i shtyjmë kufijtë e kërcënimeve ndaj vendit tonë sa më shumë që të jetë e mundur, edhe nëse këta janë kufijtë e Polonisë", shkroi ai në një mesazh të gjatë në përvjetorin e fillimit të "operacionit special ushtarak" të Rusisë në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Sot 1 vit luftë në Ukrainë/ Mbledhja e G7: Kosto të rënda për ata që mbështesin Rusinë! Zelensky: Nevojitet një samit i paqes! Synoj një takim me presidentin kinez Xi
G.MO/ReportTv.al