Dmitry Medvedev, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse

Bota

Medvedev për Ukrainën: Dezinfektimi kundër 'parazitëve' vazhdon

8 Qershor, 22:48| Përditesimi: 8 Qershor, 22:53

  • Share

 Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka përdorur shprehje të ashpra dhe fyese në postimin e tij për Ukrainën. Në një postim në Telegram, Medvedev shkroi se nëse udhëheqja ukrainase refuzon të pranojë realitetin e luftës në negociata, atëherë do të përballet me "realitete të reja" në terren.

Në fakt, ai foli për një kontroll të vazhdueshëm të dëmtuesve, raportojnë mediat. 

"Ata janë paralajmëruar. Ata që nuk duan ta pranojnë realitetin e luftës në negociata do të përballen me realitete të reja në terren," tha ai. 

Sipas tij forcat ruse kanë nisur një ofensivë në rajonin e Dnepropetrovskit. Medvedev më tej shtoi duke shkruar se dezinfektimi kundër 'parazitëve' vazhdon.


 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 09/06/2025 07:22

    Ju jeni fajtore qe krijuat nji Ukraine te madhe pa ndihmen e Stalinit dhe Leninit sot dote ishte vetem Kievi,Krushovi ja ngjiti Krimeen Ukraines por ruset nuk reaguan fare siku ne ate kohe ti thonin Ukraines se derisa ekziston Sovjetizmi te mbetet keshtu por nese ndaheni jua marim Kriean ,i dyti gabim u be nga Rusia qe ju e njohet Ukrainen ne 91 sic ishte kur e dinin se teritoret Ukrainase ishin Ruse prej Odeses e deri ne Karkiv dhe sot ju kushton me mijera te vdekur per ta cliruar pra vetem bomba atomike ju ndihmon te cliroheni ndryshe nuk ka shpetim .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?