Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dimitri Medvedev

Medvedev: Ukraina qeveriset nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO

9 Qershor, 09:53| Përditesimi: 9 Qershor, 10:07

  • Share

Ukraina është plotësisht e kontrolluar, e qeverisur dhe e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga NATO.

Kështu ka deklaruar sot, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dimitri Medvedev, duke komentuar deklaratat e kancelarit gjerman Olaf Scholz sipas të cilit Ukraina është ‘e fortë dhe nuk mund të gjunjëzohet’.

‘Scholz duhet të pendohet para ukrainasve për gënjeshtrat e tij, për fitoren e afërt”, shtoi Medvedev.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja vijojnë sulmet e Ukrainës ndaj Rusisë, ku gjatë mëngjesit të sotëm 3 dronë ukrainas sulmuan rajonin Belgorod të Rusisë.

Nga ky sulm nuk pati viktima, por linja e energjisë elektrike u dëmtua. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit të Belgorodit Vyacheslav Gladkov sipas agjencisë ruse të lajmeve "Tass".

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?