Mega operacion i INTERPOL/ 15 mijë arrestime në Amerikën Latine! Sekuestrohen drogë me vlerë 5 mld $ dhe mbi 8 mijë armë!

18 Prill 2023, 20:00| Përditesimi: 18 Prill 2023, 22:38

  • Share

AMERIKA LATINE- Policia në Amerikën Latine ka sekuestruar kokainë dhe droga të tjera me vlerë 5 miliardë dollarë në një operacion që zgjati tre javë dhe përfshin 15 vende. Në kuadër të operacionit "Trigger IX" u konfiskuan më shumë se 8,000 armë zjarri ilegale, 305,000 fishekë municionesh dhe u kryen pothuajse 15,000 arrestime. 

Forcat e policisë nga Meksika në veri deri në Argjentinë në jug shkëmbyen informacion në operacionin, i cili u koordinua nga Interpoli. Interpoli tha se arrestimet ndikuan në shkatërrimin bandave të fuqishme. Më konkretisht, në terren, veprimet e koordinuara çuan në përçarjen e 20 grupeve të organizuara kriminale, duke përfshirë arrestimin e anëtarëve të Primeiro Comando da Capital, Mara Salvatrucha dhe Kartelit Ballkanik, të gjithë të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit.

Banda u shfaq fillimisht në Brazil, por është zgjeruar për të vepruar ndërkombëtarisht dhe është e lidhur me vrasjen e një prokurori paraguaian kur ai ishte në muajin e mjaltit në Kolumbi. Kjo ngjarje u zbardh pasi autoritetet kishin gjithashtu akses të menjëhershëm në Rrjetin e Informacionit Balistik të INTERPOL (IBIN), duke u mundësuar zyrtarëve të zbatimit të ligjit të krahasonin imazhet e gjurmëve të gishtërinjve balistikë nga gëzhoja dhe predha të shkrepura për të vendosur lidhje midis krimeve në mbarë botën. Gjurmimi i historisë dhe pronësisë së armëve të zjarrit të gjetura ka ofruar pista të rëndësishme hetimore. Çdo armë zjarri është unike dhe mund të identifikohet nga numri i serisë, marka, modeli dhe kalibri, si dhe nga 'gjurma e gishtit'. 

Operacioni, ku bashkëpunuan 15 vende, identifikoi gjithashtu një sërë krimesh të tjera si korrupsioni, mashtrimi, trafikimi i qenieve njerëzore, krimi mjedisor dhe aktivitetet terroriste. 11 viktima të trafikut njerëzor u shpëtuan në Paraguaj, ku autoritetet shpërbënë rrjetin e trafikut.

Bandat kriminale në Meksikë, Amerikën Qendrore dhe Jugore janë gjithnjë e më shumë të armatosura mirë dhe policia lokale shpesh e gjen veten të dorëzuar për tu përballur me ta. Për pasojë, operacioni i quajtur Trigger IX, i nisur në 12 marsi në 2 prill ishte përpjekje ndërkombëtare me qëllim kryesisht luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit të paligjshme.

Vendet pjesëmarrëse : Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuador, El Salvador, Guatemala, Honduras, Meksikë, Panama, Paraguaj, Peru, Uruguai.

Operacioni Trigger IX u financua nga Bashkimi Evropian.

Rezultatet e operacionit të Interpol

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • 3D: 18/04/2023 22:38

    Shkatrrim që e damton edhe Shkelzen Berishën

    Përgjigju
  • Kali: 18/04/2023 21:59

    Po kta spacciatoret e SPAKut tone do kapin gje? Apo vec buburreca. Plera e keni kthy Tiranen si Panama, 3000 euro metri

    Përgjigju
  • Kasapi: 18/04/2023 20:55

    Mish per dhembet e Tan Hoxhes. Ne vjeshte e ke 45 kilen e “mishit”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?