Bota

Mega operacion policor në Gjermani, të arrestuarit kishin planifikuar sulme terroriste

14 Janar 2020, 15:57| Përditesimi: 14 Janar 2020, 16:13

  • Share

Policia gjermane ka goditi disa qeliza çeçene në katër Lande, të dyshuar për organizimin e disa sulmeve terroriste.

Siç raportohet nga agjencitë e zbatimit të ligjit, nga celularët e të arrestuarve janë mbledhur prova që vërtetonin dyshimet e policisë.

Agjentët sekuestruan gjithashtu arkiva të organizatave, armë dhe para.

Kërkimet dhe goditja e policisë u përqendruan në zonën e kryeqytetit dhe në landet  Brandenburg, Thuringia dhe West Rhalia Westphalia. 

Të dyshuarit e arrestuar janë të gjithë midis 23 dhe 28 vjeç. 

Në aksionin e Policisë morrën pjesë rreth 180 efektivë të Zyrës së Berlinit për Çështje Kriminale si dhe nga stacione të policisë të qyteteve të tjera.

Autoritetet në Gjermani janë në gatishmëri të lartë për kërcënimet e militantëve islamikë, pasi në vend kanë ndodhur disa sulme në vitet e fundit.

Një sulm me kamion në tregun e Krishtlindjeve, në Berlin, ka lënë 12 njerëz të vrarë në dhjetor të vitit 2016.


 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?