Foto ilustruese

Megaoperacion Spanjë - Holandë - SHBA, sekuestrohet 2300 kg kokainë, arrestohet shqiptari! Do ndërtonte drone nënujore për transportimin e drogës

30 Dhjetor 2023, 10:30| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 12:43

  • Share

Pesë persona janë arrestuar në Spanjë dhe në Holandë për sekuestrimin e më shumë se 2300 kg kokainë në Spanjë.

Të arrestuarit ishin pjesë e një organizate kriminale që vepronte në vende të ndryshme, përgjegjëse për futjen dhe shpërndarjen e ngarkesave të mëdha të kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut përmes detit.

Konfiskimet e drogës për të cilat ata akuzohen si përgjegjës u bënë në portin e Bilbaos në vitin 2020 dhe në Algeciras midis 2021 dhe 2022.

Kërkime të njëkohësishme janë kryer në provincat e Madridit dhe Alicante, si dhe në qytetin holandez të Amsterdamit.

"Bashkëpunimi mes të gjitha forcave policore ka lejuar autoritetet e Amerikës së Veriut të arrestojnë një shtetas shqiptar me banim në Shtetet e Bashkuara. Ai akuzohet për drejtimin e një rrjeti të gjerë trafiku droge që shpërndante kokainë në më shumë se 15 vende, përfshirë Spanjën, dhe po shqyrtohet mundësia që ai mund të kishte planifikuar ndërtimin e një 'droni nënujor' me kapacitet për të transportuar në mënyrë autonome sasi të mëdha  e kokainës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës",- thuhet në deklaratën e policisë spanjolle.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?