SPAK ka publikuar pamje nga aksioni i ndërmarrë orët e fundit për të goditur kokat e grupeve kriminale.
Nga fotot e publikuara dallohen një sasi e madhe parash, rreth 3 milion euro cash, bizhuteri, ora dhe makina të sekuestruara.
Pasuria në total e sekuestruar është 4.5 milion euro. Ku përfshihen:
2,996,760 Euro cash;
Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;
Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;
Armë zjarri;
Targa të përshtatura automjetesh;
Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);
Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj., thuhet në njoftimin e SPAK.
Lajmi kryesor:
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen 4.5 mln prona, mes tyre gati 3 mln euro cash
G.K//ReportTv.al