Mes të ndalurve në kuadër të megaoperacionit të SPAK është edhe Leonard Palushi, ish-shef policie në Elbasan, aktualisht polic në Lezhë. Sipas burimeve, Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet . Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.
Burimet bëjnë me dije po ashtu se Leonard Palushi, sipas SPAK dyshohet se thuhet se futi një armë në servisin e familjes Manhasa që ndaj tyre të ngrihej gabimisht akuza për vrasje, por që më pas për mungesë provash ata u liruan.
Ngjarja u regjistrua gjatë kohës që shërbente si shef i krimeve në Elbasan, dhe ushtroi kontroll në servisin e familjes Manhasa. Mësohet se Palushi, vendosi armën në servisin e Albert dhe Seit Manhasa, të arrestuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit, por që më pas u lanë të lirë nga gjykata për mungesë provash.
Si ndodhi vrasja e Emiljano Ramazanit
Emiljano Ramazani, babai i katër fëmijëve u ekzekutua në korrik të 2020 me pesë plumba në makinën e tij. Viktima mësohet se po hynte në mes të dy pallateve për të parkuar mjetin e tij, ndërsa një nga autorët ka parkuar mjetin buzë rrugës dhe tjetri ka zbritur dhe me hap të shpejtë ka arritur ta qëllojë me pesë plumba viktimën në momentin që ky i fundit ishte duke parkuar. Më pas, autorët janë larguar duke djegur makinën në një zonë të pyllëzuar, në Papër. Policia gjeti në mjetin e djegur edhe dy armë të tipit kallashnikov.
Lajmi kryesor:
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthejnë vrasjet nga 8 grupe kriminale në një dekadë! 32 urdhër-arreste, 18 të arrestuar, 14 në kërkim
B.K./ReportTv.al