Deputeti i PD, Dashnor Sula, nga Kuvendi foli edhe për megaoperacionin e SPAK, nga i cili u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër arreste më 17 maji.
Sula tha se urdhri u ekzekutua vetëm për ish-deputetin e PS Arben Ndoka, ndërsa personat e tjerë të cilët ai i cilësoi si ‘të fortët’, u lajmëruan më parë nga Policia e Shtetit.
“Do doja që të thosha zonja kryetare por sot nuk ta them dot sepse më vjen turp mënyra se si po drejton sot është për të ardhur turp. Ca po bënë opozita po kërkon të drejtat e veta, të gjitha ja kemi lënë ju të tjerat pushtetin, pasurin, koncensionet. Mos u ngopshi. Na lini fjalën. Qesh ti Toni, i dëgjove se ca flisnin ata. Kishte 50 urdhra arresti pse nuk u ekzekutuan, pse u ekzekutua ai për kolegun tuaj, sepse lajmëruat ata tjerët ju, ata të fortët. Kjo është e vërteta. I lajmëruat ata që kanë pushtet dhe fuqi, i lajmëruat ju, policia juaj e shtetit”, tha ai.
Lajmi kryesor:
‘Berisha kthen kaosin’, Rithemelimi e do në grupin e PD, Kuvendi s’e pranon! Bllokojnë foltoren, PS: Dilni mbushni numrin e protestuesve
S.B//ReportTv.al