Megaoperacioni me Europol, reagon Sandër Lleshaj: Goditi fort! Provon pjekurinë tonë

26 Qershor 2019, 19:03| Përditesimi: 26 Qershor 2019, 19:06

  • Share

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionit që u zhvillua në gjashtë vende të BE-së dhe në Shqipëri ku u arrestuan 43 persona, ndërsa koka u prangos në Shkodër. “Goldfinger”, operacioni i koordinuar nga EUROPOL, ku merr pjesë Policia dhe Prokuroria Shqiptare, godet fort në Europë dhe në Shqipëri. Pjesë e goditjes janë shumë pjestarë të krimit të organizuar dhe sasi të mëdha asetesh kriminale. Kjo goditje e radhës provon pjekurinë, motivimin, besueshmërinë dhe profesionalizmim e lartë të organeve tona ligjzbatuese" shkruan Lleshaj.

43 persona u arrestuan sot në një megaoperacion të shtrirë në 7 shtete të ndryshme mes të cilave edhe Shqipëria. Në vendin tonë, në Shkodër, policia prangosi kreun e krupit kriminal në trafikun e drogërave të forta, 51 vjeçarin Astrit Beqiri, e shpalli në kërkim kunatin e tij, Jetmir Kastrati, i njohur ndryshe si Sokol Krasniqi. Grupi akuzohet se ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë dhe heroinë  në vendet e BE-së, ndërsa janë bllokuar objekte e sasi të konsiderueshme parash.

Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 27/06/2019 08:34

    Pse nuk e thoni qe te arrestuarit kane pasur takime dhe njohje me kupolen e PD-se

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?