TIRANË- Një megaoperacion u realizua nga policitë e Elbasanit, Tiranës dhe Korçës të martën në mbrëmje duke shkatërruar një grup me zyrtarë të burgjeve, të dënuar VIP për krime të rënda dhe familjarë të tyre, që porosisnin nga qelitë trafikun e drogës brenda burgjeve. Sipas hetimeve, ky bashkëpunim mes shefave të policisë së burgjeve dhe të dënuarve e paraburgosurve, i kishte kthyer qelitë në vatra të drogës dhe organizimeve të paligjshme të lojërave të fatit.
Policia tha se janë ekzekutuar 28 urdhër arreste, por megaoperacioni “Trinom” nxori në pah në fakt se as regjimi i posaçëm 41 Bis, që u ndërtua për të shmangur kontaktet e bosëve të krimit me grupet kriminale, nuk funksionon.
Aleksandër Llanaj, që ndodhet në burgun 313 në Tiranë i akuzuar për tre vrasje, dhe aktualisht në 41 Bis për shkak se edhe më herët ka kryer shkelje brenda burgut, e ka thyer edhe këtë regjim. Duke korruptuar policët e burgjeve, Llanaj ka drejtuar futjen e drogës në qeli dhe është kujdesur të organizojë edhe lojërat e fatit për të burgosurit si në “313” ashtu edhe në institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit ku është shtrirë aktiviteti i paligjshëm, Vlorë, Elbasan, dhe 2 burgje të sigurisë së lartë, i Peqinit dhe Drenovës.
Bashkë me të, policia ka zbuluar të tjerë emra të njohur për krime të rënda që janë përfshirë në këtë veprimtari. Gazmir Braka i njohur me emrin Gaxhai, që vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Peqin, Leo Osmani dhe Delin Hajdari të dënuar për masakrën e Vlorës në 29 korrik 2019, Arben Grori, Klajdi Gjeçi, e Aleksandër Sinanaj.
Për policinë ky grup kriminal ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe me porositë e transmetuara nga qelitë mund të kenë urdhëruar edhe vrasje që janë ende pa autorë.
"Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të cilat cenojnë rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë dhe një pistoletë tip “Glock”. Hetimet po vazhdojnë pasi dyshohet të burgosurit VIP mund të kenë urdhëruar vrasje nga burgu, klasifikuar nga policia si ngjarje pa autorë”, tha Ardian Çipa, Drejtor i Policisë së Elbasanit.
Këta të dënuar VIP bashkëpunonin me hallkat më të larta të burgjeve, dhe policia ka dyshime se një prej tyre është edhe shefi i policisë së paraburgimit në Elbasan Hysni Ndreu që u arrestua bashkë me 7 oficerë në burgjet e Elbasanit, Peqinit dhe Drenovës.
Gjithashtu për shpërdorim detyre, korrupsion dhe futjen e sendeve të paligjshme në burgje akuzohet edhe një ish-polic burgu që aktualisht është i vetëpunësuar si detektiv privat. Me finalizimin e këtij operacioni, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ushtruan kontrolle në 40 qeli në Peqin, Korçë dhe Elbasan, ku u gjetën sende të ndaluara, celularë, ora, lëndë narkotike dhe dy playstation 3, që dyshohet se të burgosurit i përdornin si mjete komunikimi.
Te burgosurit qe jane denuar me pare jo me burgim te perjetshem,pas ketij operacioni duhen ridenuar prape nese zbulohet se kane urdheruar vrasje,gjoba,e trafik droge pertej mureve te burgut dhe jo me bashkim denimesh,gjykim te shkurtuar,amnisti e ulje denimi per <<sjellje te mire>>.
PërgjigjuNga rregjimi 4i bis organizonte lojrat e fatit ky Llanaj????? Seriozisht??? Atehere ne burg drejtori i burgut, shefi policise se burgut. Mos arestoni kot gardiane sepse nuk kane guxim te organizohen keshtu pa lejen e atyre lart. Korupsioni dhe mosndeshkueshmeria ka mbritur kulmin. Keyu nuk mban njeri pergjegjesi qofte dhe morale se ligjore nuk ka shanc.
PërgjigjuKeni gjetur disa te lodhur me xhupa leshi Dhe i thoni super operacion! Ktu po behet nami e din te gjithe vlora dhe shqiperia Ju merreni me disa kromashe qe ju eshte harruar vula! Bravo mega operacioni, tashi i fusin tjeret drograt brenda Dhe trafiqet e realizuan me te fortet e te zgjuarit. Por jo se do shuhen si raste mos na beni te qeshim, Thjeshte ndryshon dora.
PërgjigjuKushedi ku jane prek interesat kto kohe, Se ne burgje kshu ka qene dhe kshu do jete Sot e 1000 vjet! Do porositen vrasje e gjoba, e rrembime, Lloto e droge dhe cdo gje e kundraligjshme.. Por se kuptoj pse spermendni te tjeret, Apo skeni bythe!!! Merreni me kto qe skane njerez jashte, jane ca fsharare te gjore qe i ka ra halli dhe jane te mbaruar, si zani caushi me shoke, Dhe kto mundohen te mbijetojne se si ndihmon njeri! Me kto merren dhe gazetaret dhe te gjithe i bien kokes Se skane njerez jane cope cope. Po jane ca te tjere brenda burgut qe jetojne si sulltan ne qeli e neper xhiro, hapen dyert kur duan ata dhe kane jashte aq njerez Te cilet bashke me to kane cdo gje ne dore ne kte Vend por askush nuk ndihet, sguxon ti permendin vec kur dalin nga burgu pa u ndjere Dhe pastaj kur i gjen ne ndonje cep te rruges, se per shtetin jetojne 100 vjet.. Lat nam akoma me zanin e me gaxhain, skane lek as me fol ne telefon!
PërgjigjuO shefi po me zanin cke ore mos te ka … motren se ska mundsi.. po hajde dil me emer tend dhe te sqarojm ne ka ai apo jo legen interneti . Nese do te japim e nr e cel dhe flaaim
Kur thyhejne 321 bis qe duhet te ishte izolim total, imagjino cbehet ne burgjet e zakonshme. ky shtet perfundimisht ka mbaruar
Përgjigjudoli ne shesh puna shembellore qe ka bere mostra me forme njeriu Agim Ismaili ne pozicionin e Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve qe i paska mbush burgjet me droge
Përgjigju