Një ditë pasi u shty, në Gjykatën e Elbasanit ka rifilluar seanca për të arrestuarit gjatë megaoperacionit të zhvilluar në këtë qark 3 ditë më parë për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Seanca e sotme ka nisur nën masa të rrepta sigurie.
Janë 31 të akuzuar, prej të cilëve 25 ishin me masë arresti në burg të lëshuar ngs gjykata, 5 persona u kapën në flagrancë gjatë zhvillimit të aksionit dhe një tjetër ka masën detyrim paraqitje. Ndërkohë 14 të tjerë janë të shpallur në kërkim.
Seanca e së mërkurës u shty pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet e hetimit për të përgatitur mbrojtjen.
Komente
