Operacioni ‘Tempulli’, ish-ministri i Brendshëm në 'Kontrast': Si t’i presësh thonjtë krimit, të arrestuarit zëvendësohen brenda ditës

18 Shtator 2023, 19:14| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 22:01

  • Share

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se megaoperacioni ‘Tempulli’ ka goditur hallkën e fundit të zinxhirit të drogës dhe se personat e arrestuar zëvendësohen menjëherë.

Në studion e Report Tv, në emisionin ‘Kontrast’, Lleshaj tha se ky operacion është si t’i presësh thonjtë krimit. Lleshaj përgëzoi policinë, por theksoi se ky nuk është një rezultat final, që të na çojë në një rezultat të prekshëm dhe të fortë. Sipas ish-ministrit Shqipëria ka nevojë që të goditen financat e krimit.

‘E përshëndes policinë për operacionin tregon një vullnet të policisë për ta goditur krimin. Kjo është hallka e fundit e zinxhirit, është hallka e rrugës e cila zëvendësohet brenda ditës, janë ushtar që zëvendësohen. Policisë i kam pas thënë se të bësh goditje në këtë nivel është t'i presësh thonjtë krimit. Duhet të pritet koka nëse flasim me metafora. Është e rëndësishme dhe meriton përgëzim dhe inkurajim. Nuk është një rezultat final, që meriton komplimente ekstreme, është periferike e goditjes. Duhet të nxjerrim mësime, duhet të na japë dhe një mesazh tjetër. Janë dhe konsumatorët. Kemi një përhapje të madhe të konsumimit të drogës. Shqipëria ka nevojë për goditjen  financave të krimit. Targeti numër 1 i policisë duhet të jetë të goditen financat e krimit. Do fusim 200 në burg sot, por gjatë kohës që këta janë në burg do të aktivizohen të tjerë jashtë.’- tha Lleshaj.

Nga ana tjetër gazetari Lorenc Vangjeli, u shpreh se ajo që bën përshtypje, është numri i madh i të arrestuarve nga megaoperacioni, por ngjashëm si ish-ministri, sipas tij ata janë hallka e fundit e zinxhirit të shpërndarësit të drogës.

‘Ajo që bënte përshtypje ishte numri shumë i madh i të arrestuarve. Shumica e tyre janë shpërndarës, janë hallka e parafundit e zinxhirit që përfundon tek përdoruesi. Arritje e policisë është në vetvete sepse në harkun e pak orëve është e vështirë që të mobilizosh një polici kaq të madhe dhe të bësh kaq shumë arrestime. Nga ana operacionale është si një lloj parade që demonstron dhe forcë dhe aftësinë e policisë nëse dëshiron të godasë krimin. Ky numër i lartë të arrestuarish janë hallka e fundit e zinxhirit të shpërndarësit të drogës. Është shumë herë më dobi prurëse dhe më e lehtë të mbërrihet në majë të piramidës sesa të prishësh bazën e saj.’- tha Vangjeli.

Megaoperacioni u ndërmor në disa qytete kryesore më 14 shtator 2023, duke çuar në pranga 233 persona që merreshin me shpërndarjen e drogave në afërsi të shkollave apo godinave banimi. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Ora 20:29
Vangjeli në ‘Kontrast’: Përgjimet në ‘Encrochat’ zbuluan 6 grupe kriminale, 'Metamorfoza' u veçua në akuzën për vrasje

 

Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ka zbuluar detaje në lidhje me përgjimet nga autoritete franceze të komunikimit të grupeve kriminale nëpërmjet rrjetit ‘EncroChat’, që çoi në operacioni Metmorfoza në Shqipëri.

Sipas Vangjelit ka një dosje voluminoze për trafikun e drogës dhe bëhet fjalë për zbulimin e 6 grupeve kriminale, nga të cilët është veçuar Metamorfoza, në akuzën për vrasje. Vangjeli tha se brenda një viti janë regjistruar 100 mln para cash dhe asete të kapura nga këta grupe kriminale.

‘Me lulëzimin dhe fuqizimin e grupeve kriminale, ata krijuan mundësi financiare në tregun e kokainës. Tashmë shqiptarët janë blerës të dorës së parë në vendet e Amerikës latine. Kanë krijuar bazën në Holandë. EncroChati i famshëm dhe historia me Metamofozën bëjnë një dosje voluminoze nisur nga një hetim për trafikun e drogës. Bëhet fjalë për 6 grupe kriminale, nga të cilët është veçuar një i pestë që është në akuzën për vrasje që është Metamorfoza. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Në këto 6-7 muaj të këtij viti nuk ka asnjë vrasje të nivelit të lartë. Ndryshe nga lufta kundër korrupsionit larg syve dhe vëmendjes së publikut, grupet e trafikimit të drogës janë vënë në një presion konstant.

Po tentojnë të ruajnë status quo, një shumicë prej tyre janë larguar në Dubai, me gjasa mund te ketë edhe atje një ndryshim thelbësor, por brenda një viti regjistrojmë 100 mln para cash dhe asete të kapura nga këta grupe kriminale. Për 9 muaj deri në 12 muaj, ende nuk ka mbaruar kjo historia, pavarësisht unë kam përshtypjen se kjo beteja tjetër është shumë herë më e suksesshme se e para, pavarësisht se nuk ka gjeneruar bujën e nevojshme. Mbyllja e trafikut të drogës, ndërprerja e këtij lumi të madh me para të zeza, do ta bënte secilin nga ne më të pasur me aq para sa kemi në xhep. Leku i ndershëm do të kishte vlerë më të madhe nëse ndërpritet ky lum abuzim parash.’- tha Vangjeli.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 19/09/2023 03:45

    Ministri i brendshëm më i pastër në historinë e Shqipërisë por që i hyri vetja në qef shpejt.

    Përgjigju
  • Shkodra: 18/09/2023 22:28

    Ke te drejte por Bajrat be shkoder ti u dhe krah, nuk i ndeshkove kurre, arsyen e di vetem ti

    Përgjigju
  • Leshi end Co: 18/09/2023 21:49

    Po ti o Llesh ca bere gjithe ato kohe si minister Pervec se bleve 150 mije euro bmw Dhe bere grupin e shoqerimit drejtues trafiku droge More frenat pas Tahirit dhe e bere me keq, Apo harrova... dhe si gjeneral e kenaqe duke vjedh tenderat e ushqimeve te ushtrise dhe duke vjedh karburant Pastaj kur i coje ne mision paqeruajts i merrje 30 % te pageses ne dore Qe ti coje , ky ishte kushti, ndrrove dhe shpine nga pallat i thjeshte More vile . Ju jeni nje pjelle te gjithe njelloj plerash.. Ky Tao me lidhjet e gjitheanshme me krimin, ben show me 100 spacator Gabel e lypsa, si vjen turp, nderkohe qe eshte aksionet ne ndertime e ne depo farmaceutike dhe jeton ne 3 vende te ndryshme brenda javes, Rolling hills, Ambasador 3 dhe Green coast Nderkohe qe rroge ska pase naiher mbi 1.5 milion te vjetra si deputet, Por makina ka mbi 1 milion euro dhe shpia nja 5 milion..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?