Një prej prokurorëve të çështjes, Vladimir Mara, ka dhënë detaje të forta. Sipas tij hetimi është kryer në kuadër të një skuadër të përbashkët hetimore, edhe me kolegët italianë. Janë evidentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas shtrirjen në disa qytete të Italisë dhe disa vende të Evropës. Kanabis, heroinë, kokainë apo edhe lëndë të tjera narkotike.
Janë sekuestruar 6 tonë substancë narkotike. Janë dhënë masa sigurie për më shumë se 80 persona. Janë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët kanë ndihmuar dhe kanë dhënë të dhëna të rëndësishme. 4 bashkëpunëtorët nuk kanë qenë thjesht pjesë të grupeve kriminale, por kanë pasur një rol të rëndësishëm në përbërjen e këtyre grupeve.
Është dokumentuar i gjithë rrjeti, që nga kultivimi, magazinimi,. trafikimi dhe shpërndarja e drogës në Itali. E dyta në kohë reale është ndjekur edhe një hetim pasuruar, dhe janë sekuestruar pasuritë që janë vënë si rezultat i aktivitetit kriminal apo edhe të ardhura të tjera të fituara në mënyrë të paligjshme.
Janë zbuluar shumë policë të përfshirë direkt në trafik. Sot janë sekuestruar një numër shumë i madh pasurish, kryesisht në qytetin e Vlorës, në Kavajë, Tiranë dhe qytete të tjera. Pasuritë janë 12 të paluajtshme me vlerë 3 milionë euro si restorante, hotele, supermarkete, troje ndërtimi etj. Janë sekuestruar 4 shoqëri tregtare dhe disa pasuri të tjera që në fakt kapin një vlerë prej 3 milionë eurosh. Janë evidentuar edhe 2 episode të tjera, për njërin është bërë dorëzimi i kontrolluar i drogës. Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve të struktura kriminale.
Lajmi kryesor:
4 'të penduar' zbërthejnë organizatën e trafikut të drogës, drejtohej nga familje mafioze në Vlorë e Kavajë! SPAK 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, zyrtarë policie dhe ish-shoqërues të Tahirit! Report Tv zbardh 28 emrat
K.T./ReportTv.al