VIP & Spektakël
Top 24

Meghan dhe Princ Harry i prezantojnë botës beben e tyre, zbulojnë emrin e veçantë (VIDEO-FOTO)

8 Maj 2019, 13:46| Përditesimi: 8 Maj 2019, 19:05

  • Share

Duka dhe dukesha e Sussex kanë prezantuar  djalin e tyre të porsalindur me botën për herë të parë.

Meghan dhe Harry u shfaqën para kamerave  me djalin e tyre në duar në Windsor Castle.  Fëmija është quajtur Archie Harrison Mountbatten-Windsor dhe ndryshe nga kushërinjtë e tij, fëmija nuk do të ketë titull mbretëror, por do të njihet thjesht si Master Archie.

Dukesha e lumtur tha para kamerave: "Është magji, është shumë e mahnitshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë, kështu që unë jam shumë e lumtur".

Çifti i emocionuar para kamerave nuk ka shuar ende kuriozitetin se si do të quhet vogëlushi. 72 orë pas lindjes Meghan dukej në formë mjaft të mirë trupore. Të yetur se kujt i ngjan bebja, çifti ka treguar se ai është duke ndryshuar çdo moment dhe për këtë nuk mund të thuhet ende diçka. 

1/2
/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?