Meghan Markle dhe princ Harry

Meghan Markle dhe princ Harry do bashkëpunojnë sërish me Netflix, 31 dhjetori sjell emisionin 'Live to Lead'

20 Dhjetor 2022, 16:03| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 16:11

  • Share

Princ Harry dhe Meghan Markle do të bashkëpunojnë sërish me Netflix, kësaj rradhe me një emision të titulluar Live to Lead, i cili do të prezantohet zyrtarisht në 31 dhjetor, si surprizë për të gjithë ndjekësit e tyre që kanë pëlqyer dokumentarin e çiftit.

Emisioni bën fjalë për personazhe që janë bërë të famshëm për shkak të karakterit te tyre drejtues dhe aftësisë së tyre për të ndikuar tëk audienca që i ndjekin, por sipas asaj çfarë ka thënë Netflx deri tani, Meghan dhe Harry nuk do të jenë personazh kryesorë.  Emrat që do prezantohen në emisionin që nis së shpejti janë emra me ndikim në shoqëri si aktivistja suedeze Greta Thumberg, Gloria Steinem dhe Ruth Bader Ginsburg, pra personazhe me profesione nga më të ndryshme.

Një projekt i cili, siç shpjegon Harry në trailer, u frymëzua nga Nelson Mandela

 “Ai dikur tha: “Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është fakti i thjeshtë që ne kemi jetuar”, ka cituar princ Harry fjalët e Nelson Mandelës.

 Meghan ka përfunduar fjalinë duke shtuar  “Ky është ndryshimi që kemi sjellë në jetët e të tjerëve që do të përcaktojë kuptimin e jetës që bëjmë.”

Seriali, numri i saktë i episodeve të të cilit nuk dihet ende, do të fokusohet tek aktivistët dhe liderët dhe synon të reflektojë mesazhe guximi, dhembshurie, përulësie dhe shprese.

Këta janë “Njerëz që kanë bërë zgjedhje të guximshme”, nënvizoi Harry, të cilët frymëzojnë edhe të tjerët me veprimet dhe mësimet e tyre.

Pas zbulimeve për jetën e tyre, që duhet thënë se nuk ishin aq skandaloze sa imagjinohej, Harry dhe Meghan vazhdojnë rrugën e tyre, e cila nuk ka më asnjë lidhje me familjen mbretërore. Dhe sot distanca nga Londra nuk mund të ishte më e madhe, sidomos ajo mes Harryt dhe vëllait të tij Ëilliam.

“Ata u larguan nga njëri-tjetri” , ka shkruar Page Six.

Por, për Krishtlindje është komunikuar zyrtarisht nga Buckingham Palace se do të takohen të gjithë së bashku dhe do të shkojnë në meshë.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?